TERMAT E REFERENCËS
Thirrje për Mbështetje të Festivaleve dhe Aktiviteteve Multikulturore
1. Sfondi
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) është e angazhuar në promovimin e përfshirjes sociale, diversitetit kulturor dhe fuqizimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Përmes aktiviteteve kulturore dhe artistike, organizata synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të krijojë hapësira për dialog ndërkulturor dhe pjesëmarrje aktive të komuniteteve.
Në kuadër të aktiviteteve të saj, organizata synon të mbështesë festivale dhe iniciativa kulturore që kontribuojnë në promovimin e diversitetit kulturor dhe përfshirjen e komuniteteve në jetën kulturore dhe artistike.
Për këtë qëllim, organizata shpall këtë thirrje për organizata, iniciativa kulturore dhe organizatorë festivalesh për të aplikuar për mbështetje financiare për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.
2. Qëllimi i thirrjes
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të mbështesë organizimin e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore që kontribuojnë në:
- rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve artistë nga komunitete rom, ashkali dhe egjiptia;
- promovimin e diversitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor;
- krijimin e hapësirave për zhvillimin dhe promovimin e talenteve artistike;
- fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave kulturore dhe komuniteteve lokale;
- rritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e përfshirjes dhe bashkëjetesës kulturore
3. Fusha e mbështetjes
Mbështetja financiare do të ofrohet për organizimin e:
- festivaleve kulturore dhe artistike që promovojnë diversitetin kulturor dhe dialogun ndërkulturor;
- festivaleve dhe aktiviteteve që përfshijnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke i dhënë hapësirë të veçantë prezantimit të kulturës, artit dhe identitetit të tyre;
- aktiviteteve kulturore që krijojnë mundësi për pjesëmarrjen dhe promovimin e artistëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
- performancave artistike, ekspozitave, punëtorive apo aktiviteteve tjera që kontribuojnë në rritjen e përfshirjes së këtyre komuniteteve në jetën kulturore.
Prioritet do t’u jepet festivaleve dhe aktiviteteve që përfshijnë drejtpërdrejt artistë, të rinj dhe pjesëmarrës nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe aktiviteteve që promovojnë kulturën, trashëgiminë dhe kontributin e tyre në shoqëri.
4. Shpenzimet e lejuara
Mbështetja financiare mund të përdoret për shpenzime që lidhen drejtpërdrejt me organizimin dhe realizimin e festivalit ose aktivitetit kulturor, përfshirë:
- shpenzime për organizimin dhe realizimin e aktiviteteve artistike dhe kulturore duke përfshirë në mënyrë të veçantë:
- honorarë për artistë, moderatorë dhe ekspertë të angazhuar;
- shpenzime për kurim dhe koordinim të programit;
- pajisje teknike (audio, ndriçim, skenë, etj.);
- materiale promovuese dhe informuese;
- materiale të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit;
Të gjitha shpenzimet duhet të jenë të arsyetuara, të planifikuara në buxhetin e projektit dhe të mbështetura me dokumentacion përkatës (fatura, kontrata ose dëshmi pagesash.
5. Shpenzimet e palejuara
Fondet e kësaj thirrjeje nuk mund të përdoren për:
- aktivitete që nuk lidhen drejtpërdrejt me festivalin ose aktivitetin e propozuar;
- blerje të pajisjeve të përhershme ose investime kapitale;
- pagesa të borxheve ose detyrimeve të mëparshme;
- aktivitete me karakter politik ose partiak;
- shpenzime personale që nuk lidhen me realizimin e aktivitetit;
- aktivitete që promovojnë diskriminim, gjuhë urrejtjeje ose përjashtim të komuniteteve.
6. Fondi
Organizata planifikon të mbështesë disa aktivitete kulturore ose festivale, ndërsa shuma për secilin aktivitet do të përcaktohet bazuar në vlerësimin e aplikimeve dhe buxhetin e propozuar.
7. Kriteret
Në këtë thirrje mund të aplikojnë:
- organizata të shoqërisë civile;
- organizatorë të festivaleve kulturore;
- grupe artistike dhe iniciativa kulturore.
Aplikuesit duhet të kenë kapacitet për të organizuar dhe realizuar aktivitetin e propozuar.
8. Kriteret e Vlerësimit
Aplikimet do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme:
| Kriteri | Pikët Maksimale |
| Relevanca e aktivitetit me qëllimet e thirrjes | 30 |
| Përfshirja e komuniteteve dhe diversiteti kulturor | 25 |
| Pjesëmarrja e të rinjve dhe artistëve të rinj | 20 |
| Kapaciteti organizativ dhe përvoja | 15 |
| Ndikimi i aktivitetit në komunitet | 10 |
| Totali | 100 |
7. Dokumentet e kërkuara për aplikim
Aplikuesit duhet të dorëzojnë:
- plotesimin e aplikacionit te bashkangjitur ne vijim
- përshkrimin e aktivitetit ose festivalit;
- planin e aktivitetit ose programin;
- buxhetin e planifikuar të aktivitetit;
- informacion për organizatorin;
- numrin e pritur të pjesëmarrësve.
8. Përzgjedhja dhe Marrëveshja
Aplikimet do të vlerësohen nga organizata bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë dokument.
Organizatat ose organizatorët e përzgjedhur do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe mbështetjeje financiare, e cila do të përcaktojë:
- obligimet e palëve;
- përdorimin e mjeteve financiare;
- raportimin narrativ dhe financiar;
- kushtet për kthimin e mjeteve në rast të mosrealizimit të aktivitetit.
9. Transparenca dhe Llogaridhënia
Organizatorët e përzgjedhur janë të obliguar të përdorin mjetet financiare vetëm për aktivitetin e përshkruar në aplikim dhe të dorëzojnë raport narrativ dhe financiar pas përfundimit të aktivitetit.
Organizata rezervon të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë për verifikimin e shpenzimeve.
10. Afati për Dorëzimin e Aplikimeve
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në:
Email: [email protected]
Afati: 29 /03 / 2026
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Shkarkoni formularin e aplikimit KËTU
11. Kontakti
Për sqarime shtesë, kontaktoni:
Emri: Njomza Uka
Pozita: Zyrtare
Email: [email protected]