business

Ftesë për Ofertë: Konsulent vendor për hartimin e Raportit të Progresit për vitin 2025 të Planit të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2025-2027


Ruaj
  • star Publikuar: 12-02-2026
  • star Skadon: 19-02-2026
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë


Terma të Referencës

Konsulent vendor për hartimin e Raportit të Progresit për vitin 2025 të Planit të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2025-2027.

  1. Rreth organizatës

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është organizatë jofitimprurëse ombrellë dhe mekanizëm përfaqësues i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë, e cila përfaqëson, mbronë dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara pa asnjë dallim.

2. Objektivi

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Qeverisë së Kosovës, synon të angazhojë një konsulent të specializuar për hartimin e Raportit të Progresit për vitin 2025 të Planit të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2025-2027.

Ky raport do të realizohet në kuadër të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë”, i cili zbatohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children Kosovo/a financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim.

3. Qëllimi i angazhimit

Qëllimi i këtij angazhimi është përgatitja e Raportit të Progresit për vitin 2025, i cili do të vlerësojë nivelin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit 2025–2027, arritjet, sfidat, boshllëqet dhe rekomandimet për përmirësim.

4. Përvoja dhe shkathtësitë e nevojshme

Konsulenti/ja duhet t`i ketë kualifikimet dhe shkathtësitë e mëposhtme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, apo të jetë i pajisur me leje pune nga Republika e Kosovës;
  • Diplomë universitare (Master ose ekuivalente) në shkenca sociale, politika publike, të drejta të njeriut ose fusha të ngjashme;
  • Njohuri të avancuara mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Konventen për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara;
  • Përvojë paraprake në hartimin e raporteve të tilla;
  • Aftësi për të hartuar raporte koncize dhe me cilësi të lartë, të kuptueshme për lexuesin, duke shfaqur shkathtësi të shkëlqyeshme analitike;
  • Eksperiencë në mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave nga burime të ndryshme, si raportet e institucioneve, studimet akademike dhe statistikat qeveritare;
  • Kreativ, i/e hapur për konsultime dhe pranon sugjerime.


5. Fusha e punës

  • Shqyrtimin e dokumenteve strategjike dhe ligjore relevante;
  • Mbledhjen dhe analizën e të dhënave nga institucionet përgjegjëse dhe aktorët relevantë;
  • Konsultime (takime/intervista) me institucionet publike, OShC-të dhe përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara;
  • Analizën cilësore dhe sasiore të progresit;
  • Hartimin e draft-raportit dhe integrimin e komenteve të marra
  • Dorëzimin e raportit final

6. Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e listuar më poshtë, në emailin: [email protected] me subjekt: Konsulent vendor për hartimin e Raportit të Progresit për vitin 2025 të Planit të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2025-2027.

  1. Diplomë universitare;
  2. Curriculum Vitae (CV);
  3. Letër motivuese;
  4. Metodologjia e përpilimit të raportit;
  5. Dëshmi të përvojës në raporte të ngjashme;
  6. Ofertën financiare;
  7. Deklaratë nën betim se të dhënat e dorëzuara nga ai/ajo janë të vërteta.

7. Afati i angazhimit

Angazhimi do të zgjasë 15 ditë dhe duhet të përfundojë brenda muajve shkurt-mars..

8. Kriteret për përzgjedhje janë

KriteretPikët maksimale
Përvoja e mëhershme në hartimin e raporteve30
Propozimi i konceptit te metodologjisë së raportit40
Rezultati nga intervistimi30
Totali i pikëve100

Afati fundit për aplikim është data 19 shkurt 2026.