business

Menaxher i Depos

  • star Publikuar: 11-12-2024
  • star Skadon: 20-12-2024
Kompani Fluidi Group
Kategoritë Depo
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 148

KONKURS PËR POZITËN MENAXHER I DEPOS
Lokacioni: Gjakovë
Kompania: Fluidi Group LLC

Përshkrimi i pozicionit:
Fluidi Group LLC kërkon një kandidat të aftë dhe të përkushtuar për pozitën Menaxher i Depos. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe organizimin e të gjitha aktiviteteve operacionale të depos, përfshirë menaxhimin e stoqeve, koordinimin e dërgesave, mbikëqyrjen e ekipit dhe ruajtjen e standardeve të larta të efikasitetit dhe sigurisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi, organizimi dhe monitorimi i operacioneve të përditshme të depos.
  • Koordinimi dhe nisja e shoferëve për dërgesa të sakta dhe në kohë.
  • Gjenerimi, kontrollimi dhe arkivimi i faturave dhe dokumentacionit për dërgesat dhe pranimet e mallrave.
  • Mbikëqyrja dhe menaxhimi i stokut për të siguruar disponueshmërinë dhe saktësinë.
  • Organizimi i proceseve të ngarkim-shkarkimit dhe ruajtjes së mallrave në përputhje me standardet e sigurisë.
  • Mbajtja e komunikimit efektiv me departamentet tjera për të siguruar rrjedhën e qetë të operacioneve.
  • Trajnimi, udhëheqja dhe motivimi i ekipit të depos për të përmbushur objektivat e kompanisë.
  • Hartimi i raporteve të performancës së depos dhe rekomandimi i përmirësimeve.
  • Sigurimi i mirëmbajtjes së pajisjeve dhe infrastrukturës së depos.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet në Menaxhim Biznesi, ose fusha të ngjashme).
  • Përvojë e mëparshme si menaxher depoje ose në një pozicion të ngjashëm (minimumi 2 vite).
  • Njohuri të thelluara në menaxhimin e stoqeve dhe dokumentacionit logjistik.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe në udhëheqje ekipi.
  • Përvoja në përdorimin e programeve kompjuterike për menaxhimin e depos.
  • Aftësi për të punuar në mjedise dinamike dhe për të përballuar sfida operative.
  • Patentë shoferi, kategoria B (preferohet).

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe letrën motivuese në email adresën [email protected] , duke specifikuar në subjektin e emailit: Aplikim për Pozitën Menaxher i Depos – Gjakovë.

Afati i aplikimit:

Konkursi është i hapur nga 11.12.2024 deri më 20.12.2024.

Fluidi Group LLC ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimet nga të gjithë individët që përmbushin kriteret.