business

Visual Merchandiser

  • star Publikuar: 17-07-2023
  • star Skadon: 07-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Koton
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 9147

KOTON është markë turke, lidere në fushën e modës me një rrjet prej rreth 600 dyqanesh në 30 shtete të botës dhe me platformën e shitjeve online. KOTON shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, meshkuj dhe fëmijë, të brendshme për femra dhe meshkuj së fundmi edhe me aksesorë të ndryshëm. Në vendin tonë, përfaqësues i markës KOTON është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë për tu bërë pjesë e një zinxhiri ndërkombëtar të modës dhe zhvillimit të karrierës tuaj në role të ndryshme për brenda kompanisë tonë, të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës.

Për dyqanin tonë të ri në American Shopping Retail në Pejë ne po kërkojmë: Visual Merchandiser (1)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Një anëtar aktiv i ekipit të VM për të zhvilluar dhe menaxhuar në mënyrë të denjë dyqanin në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të KOTON-it në Kosovë dhe në Turqi;
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë së komercialitetit në departamentin përkatës dhe implementimin sipas standardit të markës;
  • Së bashku me menaxherin e dyqanit të hartoj planifikimin (parashikimin) e shitjeve mujore të dyqanit;
  • Mbështet operacionet e punës lidhur me aspektin vizual të dyqanit;
  • Krijimi i strategjive të ndryshme të shitjes;
  • Njohja e produkteve dhe trendeve të modës;
  • Analiza e shitjeve;
  • Të ketë njohuri si të bëj hulumtim të tregut;
  • Planifikimi i zbritjeve sezonale së bashku me menaxhmentin;
  • Pozicionimi i produkteve në përputhje me parimet e përcaktuara nga KOTON;
  • Plotësimi dhe mirëmbajtja e stokut, kujdesi për cilësinë e produktit;
  • Përkujdesja e vitrinave dhe manekenëve brenda në dyqan;
  • Përkujdesja e grafikës, fotografive dhe sinjalistikës në dyqan.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Përvojë min. 1 vjeçare në fushën e modës – “fast fashion” dhe në shitjet me pakicë;
  • Pasioni për modën dhe njohuri rreth shitjeve me pakicë;
  • Përvojë në pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit;
  • Njohuri ne fushën e financave;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit;
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi;
  • Njohja e gjuhes angleze;
  • Aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office.

Vlerësimi i performancës:

  • Rezultatet e punës dhe performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës;
  • Performanca gjatë punës, në ekip dhe individual;
  • Profitabiliteti i dyqanit që e menaxhon;
  • Performanca dhe veprimet sipas kritereve dhe vlerave të markës KOTON;
  • Sjellja dhe veprimet sipas pikëpamjes së KOTON-it lidhur me pozicionet udhëheqëse të punës
    “Commercial follow – up”.

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës;
  • Ambient dinamik të punës;
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit profesional.

Aplikimi:
Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni deri me datë 7 Gusht 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.