business

Asistent/e të shitjes, Depoist

  • star Publikuar: 03-08-2023
  • star Skadon: 21-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Terranova
Kategoritë Shitje, Depo
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 33576

Brendi i mirënjohur Italian TERRANOVA, me mbi 567 dyqane, në 42 shtete të botës, kërkon
Asistent/e të shitjes dhe Depoist

Lokacionet: Prishtina Mall, Albi Mall

Nëse jeni entuziast dhe të motivuar për të punuar, për të iu bashkëngjitur ekipitin tonë
profesional, inkurajoheni të aplikoni për pozitën:

ASISTENT/E TË SHITJES

Detyrat dhe përgjegjegjësitë:

  • Mirëpret dhe shërben klientët;
  • Udhëzon klientët dhe jep sugjerime dhe informata rreth produkteve;
  • Shitja e produkteve dhe prezantimi i ofertave;
  • Rregullimi, mirëmbajtja dhe pozicionimi i produkteve sipas standardeve të brendit;
  • Sigurohet që çmimet dhe alarmet e produkteve të jetë të vendosura në produkte, etj.

Kualifkimet e kërkuara dhe kriteret:

  • Diplomë të shkollës së mesme;
  • Përvojë pune 1 vjeçare në fushë të ngjashme, është përparësi;
  • Të jetë energjik, të ketë vetë iniciativë dhe kreativitet;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil.- Të ketë njohuri bazike të gjuhës angleze, etj.

DEPOIST

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Bën pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit;
  • Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie;
  • Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë, është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall.
  • Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standardeve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo;
  • Pas pranimit të mallit bën seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo;
  • Vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo me makineri adekuate;
  • Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollë së mesme, preferohet diplomë universitare;
  • Njohuri bazë të gjuhës angleze, MS Office, njohuri në programe të shitjes;
  • Shkathtësi numerike, shkathtësi komunikuese, energjik dhe pro aktiv;
  • Aftësi fizike;
  • Shkathtësi të punës në grup;
  • I kujdesshëm ndaj detajeve.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgoni CV dhe dokumente mbështetëse në e-mail adresën: [email protected] deri më datë 21/08/2023

JU LUTEMI CEKENI NË TITULL POZITËN PËR TË CILËN APLIKONI