business

Zyrtar/e Financa dhe Administratë, Agjent i Shitjes/Marketingut – Sisteme Solare


Ruaj
  • star Publikuar: 25-12-2025
  • star Skadon: 25-01-2026
Kategoritë Administratë, Financa, Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

RATA Solar L.L.C. kërkon kandidatë të motivuar për të aplikuar për vendin e punës dhe kandidatë
që janë të gatshëm për angazhim afatgjatë të bëhen pjesë e ekipit tonë në rritje !

1) Zyrtar/e Financa dhe Administratë:Zyrtar/e Financiar/e dhe Administrativ/e do të mbështesë kompanin në menaxhimin e operacioneve të përditshme, mbajtjen e regjistrave të sakta financiare dhe sigurimin e menaxhimit efikas të zyrës.

Ky rol kërkon aftësi të shkëlqyera organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe një qasje proaktive për zgjidhjen e problemeve.

  • Diplomë Bachelor në Financa, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të kohës.
  • Njohuri në Microsoft Office Suite (Excel, Word, Outlook, Acess).
  • Njohuri mbi softuerët financiarë vendor “ProData” është përparësi.

2)Agjent i Shitjes/Marketingut – Sisteme Solare .

Detyrat Kryesore:

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët ekzistues dhe potencialë;
  • Identifikimi dhe kuptimi i nevojave dhe kërkesave të klientëve për zgjidhje solare;
  • Menaxhimi dhe koordinimi i aktiviteteve të marketingut të kompanisë;
  • Kontaktimi i klientëve përmes telefonit dhe kanaleve të tjera të komunikimit;
  • Prezantimi i kompanisë dhe produkteve të saj në kompani të tjera, biznese dhe aktivitete promocionale;
  • Zgjerimi i bashkëpunimit me klientë ekzistues dhe të rinj duke ofruar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin kërkesat e tyre;
  • Sigurimi që produktet dhe shërbimet e kontraktuara të ofrohen sipas marrëveshjeve të dakorduara;
  • Përgatitja e ofertave komerciale për klientët në bazë të projekteve të hartuara nga inxhinierët;
  • Hartimi dhe negociimi i marrëveshjeve të reja me klientët;
  • Menaxhimi dhe përditësimi i rrjeteve sociale të kompanisë;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me stafin e inxhinierëve për ofrimin e zgjidhjeve teknike më të përshtatshme;
  • Raportimi periodik i aktiviteteve dhe arritja e targeteve të kompanisë

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet
shoqëruese duke përmendur pozitën për të cilën aplikoni në adresën e e-mailit: [email protected]

Afati i aplikimit: deri më 25.01.2026

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu