Migros Group SH.P.K. është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Me zgjerimin e vazhdueshëm të kompanisë, po rritet edhe ekipi ynë i punës, andaj ftojmë persona dinamikë, ambiciozë dhe të motivuar që t’i bashkohen rrugëtimit tonë profesional.
Migros Group SH.P.K. shpall konkurs për pozitën:
Recepsioniste – Arkëtare
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpritja dhe orientimi i vizitorëve,
- Përgjigjja dhe delegimi i telefonatave,
- Shërbimi në marketin e brendshëm të kompanisë,
- Mirëmbajtja e recepsionit,
Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office,
- Njohuri të gjuhës angleze,
- Aftësi të mira komunikuese,
- Aftësi të mira telefonike dhe organizative,
- Përvoja në pozita të ngjashme përbën përparësi.
Ne ofrojmë:
- Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi,
- Shujta ditore,
- Orar pune: e hënë – e premte.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: [email protected] ,
Ju lutemi që në subjektin e e-mailit të cekni qartë pozitën për të cilën aplikoni. Aplikimet pa të cekur pozitën do të konsiderohen të pavlefshme.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Migros Group SH.P.K.
Zona Industriale 4
12000 Prishtinë, Kosovë
Apliko shpejtë përmes sistemit!