![business](https://portalpune.com/storage/290/beta-pharm.jpg)
Pozita: AGJENT /SHITËS AMBULANTIV
Beta Pharm shpk është një distributor i produkteve të shëndetit dhe mirëqenies, duke përfshirë brendet Floradix, Ice Power, Alpecin dhe Beurer. Ne operojmë nga viti 2010 në tregun e Kosovës dhe më gjerë, duke u siguruar që produktet qe perfaqesojmë të jenë të pranishme në të gjitha pikat kyçe të shitjes.
Për të përforcuar operacionet tona, po kërkojmë një Agjent Ambulantiv për ti’u bashkangjitur ekipit tonë të shpërndarjes dhe për të siguruar disponueshmërinë e vazhdueshme të produkteve tona në tregun e Kosovës.
Detyrat Kryesore
- Vizitat: Vizita të rregullta në pikat e shitjes për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të promovuar produktet.
- Marrja e Porosive dhe Shitja Direkte: Pranimi i porosive nga klientët dhe realizimi i shitjeve direkte të produkteve.
- Shitjet dhe Promovimi: Prezantimi i produkteve të reja, arritja e objektivave të shitjes.
- Merçandisingu: Vendosja dhe ekspozimi i produkteve sipas standardeve të markës dhe përdorimi i materialeve promovuese.
- Raportimi: Regjistrimi i shitjeve, porosive dhe aktivitetit në teren, si dhe raportimi i rregullt për menaxhmentin.
- Analiza e Tregut: Mbledhja e informacionit mbi trendet e tregut, kërkesat e klientëve dhe aktivitetet e konkurentëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Eksperienca: Minimumi 1-2 vite përvojë në shitje në teren ose shpërndarje (përvoja në industrinë e shëndetit dhe mirëqenies është avantazh).
- Arsimi: Diplomë e shkollës së mesme (arsimi i lartë është përparësi).
- Aftësitë:
- Komunikim dhe aftësi ndërpersonale të shkëlqyera.
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të kohës.
- Njohuri në negociata dhe shitje për të promovuar dhe shitur produkte në mënyrë efektive.
- Patent shoferi valide
- Njohuri mbi tregun lokal dhe pikat e shitjes.
- Aftësi bazike kompjuterike (MS Office ose mjete të ngjashme).
Si të Aplikoni
BetaPharm sh.p.k është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim. Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected]
Afati i aplikimit është deri me datën 15 Shkurt 2025.