Hr Partners, për klient të saj në fushën e Agjencive Turistike, shpall konkurs për pozitën:
AGJENTE TE SHITJES (5 vende të lira)
Preferohen kandidatët që janë me banim në Prishtinë
Puna vetëm në zyre
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
- Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit duke koordinuar kërkesat udhëtimit, buxhetet dhe preferencat;
- Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
- Të shqyrtojë dhe zgjidh çdo çështje apo ankesë të klientët;
- Gjenerimi i shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin;
- Përgatit raporte të rregullta për shitjet e realizuara dhe parashikimet e shitjeve tek supervizori i tij;
- Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin Kualifikimet:
AFTËSITË:
- Diplomë universiteti në Ekonomi, Turizëm, Biznes ose fusha të ngjashme;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Njohuri shumë të mira të anglishtes;
- Eksperiencë e mëparshme në shitje;
- Menaxhon mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës;
- Është një dëgjues i mirë dhe reagon mirë ndaj kritikave.
- Aftësi të mira ndër personale dhe të shitjes.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në përmjet sistemit Apliko Këtu,
Konkursi është i hapur deri më: 28.12.2023
Ju mirëpresim!
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu