Kompani
Emona SH.P.K.
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prizren, Gjilan
Shikime
1540
Kompania “Emona” Sh.p.k është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.
Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën ne vijim:
K O N K U R S
Pozita: Agjent i Shitjes
Vendi i punës: Gjilan (1), Prizren (1)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
- Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
- Bën prezentimin dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
- Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
- Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
- Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurencën, krijon dhe mirëmban raporte me klientët në terenin përkatës;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.
Kushtet e përgjithshme:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
- Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
- Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
Kushtet në kompaninë tonë:
- Respektimi i legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi zhvillimi dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Sigurim shëndetësor;
- Orari e Hënë e Premtë;
Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:
- CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 30.01.2024