business

Koordinator i Logjistikes, Zyrtar Financiar

  • star Publikuar: 20-02-2025
  • star Skadon: 01-03-2025
Kompani M3 Logistics
Kategoritë Financa, Logjistike
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 386

KONKURS PUNE

Kompania jonë e transportit është në kërkim të profesionistëve të motivuar për të bashkuar ekipin tonë.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë për pozitat e mëposhtme:

1. Koordinator i Logjistikes

Përgjegjësitë kryesore:

  • Organizimi dhe koordinimi i transportit dhe shpërndarjes së mallrave;
  • Planifikimi i itinerareve dhe optimizimi i rrugeve për transport;
  • Komunikimi me shoferët dhe klientët për përditësime dhe ndryshime në transport;
  • Monitorimi i ngarkesave dhe zbatimi i rregulloreve të transportit;
  • Mbajtja e evidencave të sakta dhe raportimi periodik.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë e mëparshme në logjistikë ose transport (e preferuar);
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe pune në ekip;
  • Njohuri bazë në përdorimin e softuerëve logjistikë (e preferuar);
  • Njohja e gjuhës angleze

2. Zyrtar Financiar

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i financave ditore të kompanisë dhe përgatitja e raporteve financiare;
  • Llogaritja dhe pagesa e faturave, si dhe ndjekja e borxheve dhe detyrimeve financiare;
  • Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit financiar;
  • Koordinimi me kontabilistin për përgatitjen e raporteve fiskale;
  • Sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret financiare dhe tatimore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në financa, ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme në financa ose kontabilitet (e preferuar);
  • Njohuri të mira të softuerëve financiarë dhe Microsoft Excel;
  • Aftësi analitike dhe organizative të shkëlqyera;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] ose të kontaktojnë whatsapp në numrin (+38343522111] Afati i fundit për aplikim është [01.03.2025].

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Faleminderit dhe suksese të gjithëve!