business

25 Vende të lira pune

  • star Publikuar: 03-02-2023
  • star Skadon: 24-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Pestova Sh.P.K
Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 25
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 22460

Kompania Pestova shpall konkurs për këto pozita:

Shitës Ambulant - 3 Pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Hulumtimi I tregut dhe gjetja e klienteve te rinje
  • Mban kontakte te vazhdueshme me klient në lidhje me kerkesat e tyre;
  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Barazim financiar dhe te stokut: ditor, javor dhe mujor
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Mban pergjegjesi per mjetin motorik te cilin e drejton,
  • Detyra te tjera te ngjashme te percaktuara nga menaxheri.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të ketë përvojë pune në shitje të produkteve ushqimore, higjienike, apo të tjera;
  • Të kenë aftësi të shkelqyera komunikimi, prezentimi dhe negocimi,
  • Te kete aftesi te shkelqyera organizative;
  • Te kete njohuri te terenit te Kosoves
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë B

------------------------------

Shofer Kamioni – Kategoria C - 2 Pozita
Shofer Kamioni – Kategoria C+E - 2 Pozita
Shofer – Kategoria B - 2 Pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
  • Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
  • Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
  • Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
  • Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
  • Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit;
  • Njohuri per terenin e Kosoves;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.

------------------------------

Punëtorë ne sektorin e bujqësisë - 2 Pozita

  • Kandidatet duhet te kete pervoje te punes minimumi 1 vit ne sektorin e bujqesise;
  • Njohuri bazike për përdorimin e mjeteve të punës;

------------------------------

Teknolog/e në prodhim - 1 Pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Organizimi i të gjitha punëve për zhvillimin e procesit të prodhimit, sipas fazave në të gjitha pjesët e njësisë punuese të prodhimit;
  • Dhënja e instruksioneve konkrete dhe urdhërave të punës kryesve për kryerjen e operacioneve teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
  • Përcjellja e saktësisë së zbatimit të parametrave të dhëna teknologjike gjatë kryerjes së operacioneve të caktuara teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
  • Përcjellja e përditshme e rezultateve të analizave kimike dhe mikrobiologjike dhe ndërmarrja e masave të mëvonshme për eleminimin e shkaqeve të rezultateve negative;
  • Mbikqyrja e realizimit të detyrave të dhëna të punës nga ana e kryesve;
  • Kontrollon gjendjen në prodhim dhe për problemet eventuale e njofton udhëheqësin e njësisë punuese;
  • Dhënja e raporteve mujore udhëheqësit të njësisë punuese lidhur me prodhimin e realizuar;

Kualifikimet:

  • I/e diplomuar në Bachelor në Bioteknologji ushqimore ose Teknologji ushqimore;
  • Përvojë punë profesionale prej një (1) viti;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
  • I/e përshtatshme me orarin fleksibël të punës;

------------------------------
Agronom - 1 Pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Planifikon operimet e sektorit te bujqesise;
  • Bene porosite per mallrat ne sektorin e bujqesise;
  • Bene kontrolle te vazhdueshme te tokave bujqesore;
  • Kontrolle te vazhdueshme te patateve ne depo;
  • Pergjegjesi te tjera te ngjashme te cilat kerkohen nga nje Agronom,

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Pervoje se paku dy vite ne pozite te ngjashme;
  • Te posedoj diplome Universitare;
  • Njohuri bazike kompjuterike
  • I gatshem per pune ekipore

------------------------------
OPERATORË/E PER PAKETUESE - 4 Pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Mbikqyrja e paketueses

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Njohuri te gjuhes Angleze
  • Aftesi te mira kompjuterike
  • Shkolla e mesme teknike
  • Pervoja e punes eshte perparesi
  • Të jetë banues në komunen e Vushtrris dhe rrethinen e saj.

------------------------------

PUNËTORË PËR PALIM TË PRODUKTEVE NË PRODHIM - 7 Pozita

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të ketë përvojë pune eshte perparesi
  • Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
  • Të jetë banues në komunen e Vushtrris dhe rrethinen e saj.

------------------------------

PUNËTORË NË AUTO-LARJE - 1 Pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Larja dhe pastrimi i automjeteve të kompanisë.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

  • Pervoja e punes eshte perparesi
  • Njohuri bazike për përdorimin e mjeteve të punës.

Të gjithë të interesuarit për pozitat e lartëcekura mund të aplikojnë nga 01.02.2023 deri me 24.02.2023:

  • Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
  • Apo duke dërguar CV-në në email adresen: [email protected]