business

Ngjyrosës-Llakirist, Specialist i Kompoziteve/Fibrave, Përgjegjës/Udhëheqës i ekipit te Paketimi dhe Transportit, Punëtor prodhimi

  • star Publikuar: 05-12-2022
  • star Skadon: 04-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KOSOVAZO L.L.C
Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 20
Vendi i punës Prizren
Shikime 8886

Konkurs pune

Ne jemi një kompani ndërkombëtare e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e produkteve inovative të kopshtit. Për më shumë se 20 vjet, ne jemi të vendosur në tregun Gjerman dhe Zviceran me produktet tona me një standard të lartë cilësie.

Për fabrikën tonë në Prizren, e cila aktualisht është në ndërtim e sipër, ne po kerkojmë punonjës të përkushtuar dhe të motivuar (meshkuj/femra) në pozicion të përhershëm, të cilët janë të gatshëm të zhvillohen me ne.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e suksesit me mundësi të mira karriere, trajnime të mëtejshme dhe përfitime të mira sociale, atëherë aplikoni për t’u bashkuar me ne.

Ju lutemi dërgoni dokumentet informative të aplikimit (CV), duke treguar kodin, punën psh. (priz22-103: Ngjyrosës-llakirist – Mbikqyrës/Menaxher Departamenti) për të cilën doni të aplikoni në: [email protected] ose ne numrin e telefonit +38349302878.

Kodi: priz22-103: Ngjyrosës-Llakirist (Mbikqyrës/Menaxher Departamenti)

  • Specialist me njohuri dhe përvojë disa vjeçare si ngjyroses-llakirist.
  • Preferohet me eksperiencë nga industria e mobiljeve apo ngjyrosja e automobilave.
  • Përveç përgjegjësisë së personelit për ekipin tuaj, ne presim që ju të trajnoni punonjës të rinj në përputhje me rrethanat dhe të jepni njohuritë e prodhimit.
  • Njohja e gjuhës gjermane ose angleze është e dëshirueshme, por jo e detyrueshme.

Kodi: priz22-104: Specialist i Kompoziteve/Fibrave (Mbikqyrës/Menaxher Departamenti).

  • Specialist me njohuri dhe përvojë profesionale në fushën e kompoziteve të fibrave të qelqit (poliester dhe materialet e tjera të lëngshme si epox, acryl).
  • Preferohet me eksperiencë në aplikime: 'shtrirje me dorë', 'spërkatje' ose aplikime në vazo.
  • Njohuritë për prodhimin e kallëpeve, veglave dhe prototipit do të ishin të dobishme, por nuk janë parakusht.
  • Njohja e gjuhës gjermane ose angleze është e dëshirueshme, por jo e detyrueshme.

Kodi: priz22-105: Përgjegjës/Udhëheqës i ekipit te Paketimi dhe Transportit

  • Për zhvillimin e departamentit tonë të transportit dhe depove ne jemi duke kërkuar një udhëheqës të përkushtuar për ekipin. Kërkohet të keni talent organizativ dhe përvojë pune.
  • Ju do të keni përgjegjësinë e përgjithshme për paketimin, magazinimin dhe transportin e mallrave tona të prodhuara në Prizren.
  • Përvoja profesionale nga logjistika, industria e transportit do të ishin të dëshirueshme.
  • Kërkohen aftësi për PC (ERP ose Excel).
  • Njohja e gjuhës gjermane ose angleze është e dëshirueshme, por jo e detyrueshme.

Kodi: priz22-106: Punëtor prodhimi

  • Për detyra të ndryshme dhe për sektorin e prodhimit ne jemi në kërkim të punonjësve të përkushtuar që janë të gatshëm të mësojnë.

Ndër të tjera kërkojmë: asistentë prodhimi, punonjës transporti, drejtues shtapleri (forklift), mekanikë/elektricistë për mirëmbajtjen e pajisjeve tona të prodhimit.

Ne gjithashtu u japim një shans atyre që dëshirojnë ta zhvillojnë karrierën ose aplikantëve pa njohuri të specializuara dhe përvojë profesionale.

Motivimi, gatishmëria për të mësuar dhe pasioni janë prioritetet tona kryesore.