Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Administratë, Prokurim
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
97
Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar i Administrates dhe Prokurimit (1 Vend Pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara për sigurime në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranon kërkesat për furnizime dhe shërbime të ndryshme të mirëmbajtjes nga -Departamentet/Degët dhe përcjellë realizimin e tyre;
- Bën pranim-dorëzimin me furnitorët dhe depratamentet të mallrarave që nuk janë për përdorim të përgjithshëm. Sigurohet që të njëjtat të etiketohen me numër të inventarit. Njofton Dep. Financave për evidentim në kontabilitet;
- Kompleton për realizim faturat për furnizme/shërbime si dhe klasifikon shpenzimet në departamentet përkatëse;
- Pranojnë kërkesat e recepcionit të kompanisë, duke adresuar shkresat, thirrjet etj;
- Kontakton dhe njofton kontraktorët lidhur me nevojën për intervenim;
- Përpilon raporte mujore për shpenzimin mesatar të derivateve sipas veturave;
- Mbanë evidencë të porosive mujore të materialit shpenzues dhe përpilon raporte 3 mujore lidhur me shpenzimin e materialeve sipas degëve/nëndegëve;
- Mbanë evidencën e kontratave dhe njofton mbikqyrësin direkt për datat e skadimit;
- Kryen punët administrative të Administratës dhe Arhives;
- Pranon polica dhe dokumentet përcjellëse dhe (skenon) ne fajlla, digjitalizon dhe Arkivon;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe sistemimin/fajllimin e dokumenteve përkatëse në baza ditore;
- Përgjegjës për zbatimin e procedurave për kushte teknike dhe të sigurisë si fizike ashtu edhe Sigurisë së Informacionit;
- Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
- Përgjegjës për zbatimin e procedurave për kushte teknike dhe të sigurisë si fizike ashtu edhe Sigurisë së Informacionit;
- Raporton te Siguria e Informacionit për nivelin e sigurisë dhe hapësirat apo shkeljet e sigurisë;
- Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;
- Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Kompani.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
KUALIFIKIMET
- Preferohet kualifikim i lartë;
- Preferohet njohja e Gjuhëz Angleze;
- Njohja e punës me Kompjuterë eshte obligative;
- Aftësi teknike për punë në administratë;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Janar 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.