
TERMAT E REFERENCËS
THIRRJE PËR APLIKIM PËR TRAJNIMIN PËR TRAJNER “PARIMET E SUPERVIZIMIT”
I. INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Terre des hommes Kosova (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.
TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.
II. INFORMACIONE RRETH PROJEKTIT
TdhK është duke zbatuar projektin "Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", si pjesë e Konzorciumit në partneritet me organizatat Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Qëllimi i përgjithshëm dhe vizioni i projektit është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Projekti përcakton një gamë gjithëpërfshirëse ndërhyrjesh që do të ndikojnë në ndryshimin e politikave publike dhe do të përmirësojnë rëndësinë e veprimeve të përfshirjes sociale në fushat e mbrojtjes së fëmijëve, në arsim, punësim dhe strehim.
Një nga objektivat e projektit është fuqizimi i sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë duke përmirësuar kornizat legjislative dhe sistemin e mbrojtjes sociale, i cili është thelbësor në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve.
Sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë është pjesë përbërëse e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve. Profesionistët nga sektorë të ndryshëm kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet për mirëqenien e fëmijëve. Mbikëqyrja luan një rol kritik në punën sociale duke rritur aftësitë, duke ofruar mbështetje emocionale dhe duke krijuar një mjedis mbështetës për profesionistët për të përmirësuar ekspertizën e tyre dhe për të orientuar në mënyrë efektive sfidat
Duke pasur parasysh rolin thelbësor të profesionistëve në sektorë të ndryshëm në mirëqenien e fëmijëve, ekziston një nevojë kritike për trajnim gjithëpërfshirës mbi mbikëqyrjen.
Për këtë qëllim TdhK dhe Këshilli i Profesional për Shërbime Sociale dhe Familjare (KPSHSF) ftojnë të interesuarit nga sektori publik dhe joqeveritar të cilët kanë njohuri dhe përvojë nga fusha mbrojtjes së fëmijëve, shërbimeve sociale dhe familjare, për të trajnimin për trajnerë të modulit mbi supervizimin (mbikëqyrjen) e profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.
III. OBJEKTIVAT
Objektivi i këtij programi të Trajnimit për Trajnerëve (TpT) është të ofrojë një platformë mësimore gjithëpërfshirëse dhe dinamike për kandidatët që kërkojnë të bëhen trajnerë të aftë në fushën e mbikëqyrjes.
Pas përfundimit të këtij TpT mbi mbikëqyrjen, i cili përfshinë pjesën teorike dhe praktike, kandidatët pritet të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ofruar në mënyrë efektive dhe profesionale trajnime mbi mbikëqyrjen për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë
Për të arritur certifikimin si trajnerë zyrtarë nga KPSHSF për këtë modul, kandidatët duhet të kalojnë me sukses një provim.
IV. KOHËZGJATJA DHE KOHA E MBAJTJES SË PROGRAMIT TË TRAJNIMIT
Programi i trajnimit për trajnerë do të zgjasë tri (3) ditë, dhe trajnerët duhet të marrin pjesë në të gjitha sesionet për t'u çertifikuar si trajner.
V. KRITERET E PËRZGJEDHJES
- Arsimimi dhe kualifikimi profesional në Punë Sociale, Psikologji, Drejtësi, Pedagogji d Sociologji, minimumi i kualifikimit Bachelor.
- Së paku dy (2) vite përvojë pune në lidhje me mbrojtjën e fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve sociale.
- Të ketë shkathtësi të mira në komunikim dhe prezantim.
- Përvoja në ofrimin e trajnimeve do të jetë përparësi.
- Të ketë përvojë në hartimin e materialeve të trajnimit, prezentimeve, ftesave, agjendave etj.
Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]
- CV profesionale
- Një letër motivimi
Aplikimi për dorëzimin e aplikacioneve do të jetë i hapur nga data 17 prill deri më 30 prill, në ora 17:00. Ju lutemi shkruani "Trajner për Supervizimin” në subjekt.
Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së duke përfshirë Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet ndaj Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve, Anti-Mashtrim/Korrupsion, Sigurisë dhe Mbrojtjës dhe Rregullorës së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.