‘’ELNOR SH.P. K” kompani e specializuar në prodhimit e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor, shpall konkurs për 5 pozita pune:
- 2 Monter
- 2 Operator në CNC
- 1 Shofer – kategoria C – logjistik
Monter
Kualifikimet e kerkuara:
- Përparsi kanë kandidatët më përvoj pune.
- Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës dhe materialeve të ndryshme.
- Të këtë aftësi për punë në grup dhe shkathësi në zgjedhjen e punëve të ndryshme për të cilat është përgjegjës.
Operator në CNC.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shkathësi në pune mekanike dhe njohje të kompjuterëve.
- Mban nën kontrollë specifikat mbi shpuarjen, prerjen, duke bërë matjet përkatëse.
- Kontrollon pajisjet duke ndërmarë hapat e nevojshëm mbi mirëmbajtjen e saj, ndjekë udhëzimet e prodhuesi, dedekton mosfunksionimet e pajisjeve dhe raporton për riparim.
- Mban shënimet dhe raportet mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe bën raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
Kualifikimet e kerkuara:
- Posedon njohuri të thella profesionale.
- Aftësi të shkëlqyeshme funksionale dhe teknike.
- E preferueshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike.
- Përvojë pune në CNC makineri te drurit.
- Të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi.
- Njohja e gjuhës angleze dhe serbo-kroate është përparësi.
Shofer/ Kategoria “C”
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Dergesat e produkteve të kompanisë ne pikat e caktuara.
- Të jetë i hapur, të ketë kapacitet të ju ndihmojë të tjerëve.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup.
Kualifikimet e kerkuara:
- Të ketë patentë shoferin/ Kategori C (e plotë)
- Të ketë provoje pune së paku dy vjet
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe menaxhim të kohës
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo ne grup.
- Gatishmëri për punë me orar fleksibil.
- Mosha e preferuar 30 – 40 vjeçar.
Paga sipas marrëveshjes dhe përgaditjes profesionale.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: [email protected] apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 45 810 380. Po ashtu mund të paraqiten pranë zyreve tona të cilat gjenden në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, zona industriale km 8, afër rrethit të ish QMI-së.