business

Menaxher/e (1)

  • star Publikuar: 01-02-2023
  • star Skadon: 20-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 5252

LTB JEANS është themeluar në vitin 1948 në Stamboll nga dy vëllezër me pasion të pafund për xhinset. Fiksimi pas detajeve dhe përdorimi i materialeve të cilësisë së lartë kanë ndikuar që sot kjo markë të gjejë shtrirje në mbarë botën. Në vendin tonë, përfaqësues i markës LTB JEANS është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës!

Për dyqanin tonë të ri në Prishtina Mall ne po kërkojmë:

Menaxher/e (1)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe menaxhuar në mënyrë kolektive dyqanin në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të LTB-së në Kosovë dhe në Turqi
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë se përgjithshme të shitjeve të dyqanit për të arritur objektivat e biznesit
  • Së bashku me udhëheqësin e projektit, përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e nevojshme për të arritur objektivat e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e klientëve dhe për të siguruar komercialitetin e artikujve
  • Përgjegjës për hartimin e planit (parashikimeve) të shitjeve vjetore dhe 3-mujore të dyqanit
  • Ofron shërbim të shkëlqyer për klientët në mënyrë që të ndikoj në rritjen e shitjeve
  • Përgjegjës për hartimin e raporteve të shitjes në baza të rregullta sipas kërkesave të menaxhmetit të kompanisë
  • Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiencës së LTB-së për ti njohur më mirë klientët dhe kërkesat e tyre
  • Në mënyrë aktive zhvillon të gjitha aktivitetet e dyqanit sipas konceptit të LTB-së
  • Mbështet operacionet e punës lidhur me aspektin vizual të dyqanit dhe është përgjegjës për respektimin dhe mirëmbajtjen e udhëzimeve të LTB-së për aspektin vizual të dyqanit
  • Planifikon operacionet e punës në dyqan dhe organizon ndarjen e detyrave për ekipin
  • Merr iniciativa dhe vepron për të arritur objektivat e dyqanit dhe trajnon punonjësit në dyqan për ti arritur objektivat e përbashkëta dhe ato individuale
  • Jep feedback dhe vlerëson performancën
  • Rekruton, trajnon, zhvillon dhe nëse është e nevojshme, përfundon marrëdhëniet e punës së punonjësve në dyqan
  • Komunikon dhe siguron informacion në lidhje me objektivat, udhëzimet, politikat dhe vlerat, si dhe sigurohet që këto të zbatohen
  • Përmirëson vazhdimisht metodat e punës në kuadër të vendit të punës
  • Merr përgjegjësi për zhvillimin e aftësive dhe performancë

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Përvojë min. 1 vjecare në fushën e modës dhe në shitjet me pakicë
  • Pasioni për modën dhe njohuri rreth shitjeve me pakicë
  • Përvojë në pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit
  • Njohuri në fushën e financave
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezentimit
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office

Vlerësimi i performancës:

  • Rezultatet e punës dhe performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës
  • Përformanca gjatë punës, në ekipi dhe individual
  • Profitabiliteti i dyqanit që e menaxhon
  • Performanca dhe veprimet sipas kritereve dhe vlerave të markës LTB
  • “Commercial follow – up”
  • Sjellja dhe veprimet sipas pikëpamjes së LTB-së lidhur me pozicionet udhëheqëse të punës

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës
  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit profesional

Aplikimi:

Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni (LTB, PRISHTINA MALL,MENAXHER/E) deri me datë 20 Shkurt 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.