Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier Ndertimi (objekt) ( 1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit.
Vendi i Punës: Palasë/Himarë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimi dhe ndjekja e proceseve të punës në kantier;
- Zbatimi korrekt i projektit dhe dokumentacionit teknik;
- Koordinimi i punëtorëve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve;
- Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe materialeve ndërtimore;
- Monitorimi i progresit dhe respektimi i afateve të projektit;
- Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike;
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
- Minimumi 3 vite eksperiencë në kantier;
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte teknike;
- Njohuri në AutoCAD dhe programe të tjera inxhinierike;
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe drejtimi ekipi;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.