Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Makinerisë (kantier) ( 1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit.
Vendi i Punës: Palasë/Himarë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kontrollon përputhshmërinë e vizatimeve MEP me projektin arkitektonik dhe strukturor (kalimet e tubacioneve/kanaleve, hapjet, lartësitë e tavaneve, koordinimi me elementet strukturore);
- Verifikon në kantier që instalimet mekanike (HVAC, tubacione, pajisje) zbatohen sipas projektit dhe nuk krijojnë konflikte me strukturën dhe arkitekturën, duke koordinuar çdo ndryshim të nevojshëm me disiplinat përkatëse;
- Mbikëqyr instalimin e sistemeve mekanike në kantier;
- Siguron zbatimin korrekt të projekteve mekanike;
- Koordinon punën me inxhinierët e disiplinave të tjera dhe ekipet në terren;
- Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të instalimeve;
- Ndjek progresin e punimeve dhe përputhshmërinë me afatet;
- Identifikon dhe zgjidh problematika teknike gjatë zbatimit;
- Merr pjesë në testimin dhe vënien në punë të sistemeve;
Kualifikimet:
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike;
- Njohuri të sistemeve HVAC, hidraulike dhe instalimeve teknike;
- Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve mekanike;
- Njohuri në programe teknike (AutoCAD, ose të ngjashme);
- Aftësi të mira organizimi dhe komunikimi;
- Përvojë pune minimum 3 vite;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2026 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.