-thumbnail.jpg)
📢 KONKURS PUNE
COSMOS L.L.C. (Hygiene Service Kosova) është kompani e specializuar në distribuimin e produkteve higjienike profesionale për biznese si Restorante, Kafeteri, Zyra, Ordinanca, etj.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit tonë, jemi në kërkim të kandidatëve energjikë dhe të motivuar për pozitat:
- Agjent i Shitjes në Teren (Shpërndarje me pickup) – 1 pozitë
- Komercialist/e (m/f) – 1 pozitë
✅ Pozita 1: AGJENT I SHITJES (Distributer në teren)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shpërndarja e mallrave në pikat e caktuara, me veturën pickup të kompanisë.
- Realizimi i shitjeve direkte në biznese të ndryshme (Caffe, Restaurante, Zyra, Qendra tregtare, Ordinanca, etj.).
✅ Pozita 2: KOMERCIALIST/E (mashkull/femër)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve te klientët e rinj (Restaurante, Zyra, Ordinanca, etj.).
- Vizita periodike te klientët ekzistues dhe promovimi i produkteve.
- Hulumtimi i tregut dhe identifikimi i klientëve të rinj potencialë.
- Punë aktive në terren (5 ditë në javë) me veturën e kompanisë.
🧩 Kualifikimet e kërkuara (për të dy pozitat):
- Minimumi 2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, prezantuese dhe negociuese.
- E preferueshme të jetë banor i rajonit të Prishtinës / Fushë Kosovës.
- Patentë shofer kategoria B (e domosdoshme).
💼 COSMOS ofron për ty:
- Pagë konkuruese
- Bonuse shtesë për arritjen e objektivave mujore
- Pickup i kompanisë në dispozicion (me mundësi mbajtjeje në shtëpi)
- Kontratë pune të rregullt dhe të sigurt
- Ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi
📧 Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në me foto në adresën:
📩 [email protected]
Në subjekt të emailit specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
☎️ 043 / 760 067
🔒 Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!