business

Ekspert lokal

  • star Publikuar: 18-04-2025
  • star Skadon: 01-05-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 276

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert lokal për të ofruar mbështetje dhe për të ngritur kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile që kontribojnë në përfshirje sociale dhe luftimin e antigjipsizmit.

Projekti: SDC
Vendi: Prishtinë
Raporton tek Menaxheri i Programit
Datë: Maj – Tetor 2025
  1. Informacione të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë

(në tekstin e mëtejmë: Tdh), është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

Tdh Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve:

1) Mbrojtja e fëmijëve;

2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi, dhe

3) Drejtësia Për të Miturit.

  1. Informacione rreth projektit

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

Një nga objektivat përmbajtësore të këtij projekti është fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile që kontribuojnë në përfshirjen sociale dhe luftimin e diskriminimit racor, duke i mundësuar ato të rrisin kapacitetet e tyre për të ofruar mbështetje efektive për individët dhe grupet e margjinalizuara.. Organizatat me bazë në komunitet që punojnë në përfshirje sociale në Kosovë përballen me sfida të shumta, përfshirë mungesën e burimeve të mjaftueshme financiare, aftësive teknike dhe menaxheriale, si dhe mungesën e mundësive për zhvillimin e strategjive të qëndrueshme për përfshirje sociale. Këto organizata shpesh kanë nevojë për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për të menaxhuar më mirë projektet, për të angazhuar dhe mbështetur individët nga grupe të margjinalizuara dhe për të krijuar lidhje efektive me aktorë të tjerë, si autoritetet lokale dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnimi dhe zhvillimi i kapaciteteve në këto fusha është esencial për të garantuar që këto organizata mund të realizojnë ndikim të qëndrueshëm dhe të kontribuojnë në avancimin e përfshirjes sociale dhe luftimin e antigjipsizmit në nivel lokal dhe kombëtar.

Objektivi i shërbimit:

Në kuadër të përpjekjeve për të promovuar dhe mbështetur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të grupeve të margjinalizuara, Fondacioni Terre des hommes Laussane në Kosovë do të angazhojë një ekspert lokal për të ofruar mbështetje dhe për të ngritur kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile dhe atyre që kontribojnë në përfshirje sociale dhe luftimin e antigjipsizmit. Ky angazhim do të kontribuojë në forcimin e aftësive të këtyre organizatave për të implementuar dhe monitoruar projekte dhe aktivitete të orientuara drejt integrimit social të individëve nga grupe të cenueshme. Përmes këtij procesi, organizatat do të jenë në gjendje të përmirësojnë ndikimin e tyre dhe të kontribuojnë në forcimin e përfshirjes sociale dhe zhvillimin e komuniteteve të qëndrueshme dhe të barabarta.

PËRSHKRIMI I PUNËS:
  1. Funksione thelbësore të konsulencës:
  • Eksperti do të kryejë detyrat e tij në lidhje me kartën e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
  1. Përgjegjësitë:

Eksperti, në bashkëpunim të ngushtë me Terre des hommes në Kosovë, ka përgjegjësitë si në vijim:

  • Kryerja e një vlerësimi të thelluar të kapaciteteve ekzistuese të organizatave që kontribojnë në përfshirje sociale dhe luftimin kundër antigjipsizmit.
  • Hartimi i moduli të trajnimit që do të përdoret për ngritjen e kapaciteteve të stafit të organizatave. Në kuadër të këtij moduli, do të ketë komponenta të vecanta rreth hartimit të strategjive të përfshirjes sociale dhe implementimin e tyre, si dhe zhvillimin e mekanizmave për monitorimin dhe vlerësimin e aktivitetit të përfshirjes sociale dhe sugjerimin e përmirësimeve të mundshme.
  • Ofrimi i trajnimeve dhe punëtorive për përmirësimin e aftësive menaxhuese, strategjike dhe operacionale të stafit të organizatave.
  • Hartimi i raporteve për ecurinë e aktiviteteve dhe rezultateve të ngritjes së kapaciteteve, me rekomandime për hapa të ardhshëm.
  1. Koha

Detyra është paraparë të kryhet brenda periudhës Maj - Tetor, 2025.

Eksperti do të realizojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësië brenda një periudhe prej 20 ditësh.

Afatet mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes dhe TdhK.

Aktiviteti

Nr. i ditëve

Kryerja e një vlerësimi të thelluar të kapaciteteve ekzistuese të organizatave që merren me përfshirje sociale.

2 ditë

Hartimi i modulit të trajnimit që do të përdoren për ngritjen e kapaciteteve të stafit të organizatave.

8 ditë

Ofrimi i trajnimeve dhe punëtorive për përmirësimin e aftësive menaxhuese, strategjike dhe operacionale të stafit të organizatave.9 ditë
Hartimi i raporteve për ecurinë e aktiviteteve dhe rezultateve të ngritjes së kapaciteteve, me rekomandime për hapa të ardhshëm.1 ditë

Totali

20 ditë

  1. Kriteret e Përzgjedhjes
  • Diplomë universitare në një nga fushat relevante, si shkenca sociale, edukim, zhvillim i komunitetit, menaxhim organizativ, ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite përvojë pune me organizata të shoqërisë civile në fushën e përfshirjes sociale, zhvillimit organizativ apo ngritjes së kapaciteteve.
  • Të ketë njohuri të kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që ndërlidhet me fushat sociale dhe/apo fushën e diskriminimit racor;
  • Njohuri të thelluara mbi çështjet e përfshirjes sociale dhe zhvillimit të organizatave të shoqërisë civile.
  • Përvojë e dëshmuar në dizajnimin dhe lehtësimin e trajnimeve, punëtorive dhe sesioneve interaktive për ngritjen e kapaciteteve.
  • Eksperiencë e mëparshme në zhvillimin e mekanizmave për monitorim dhe vlerësim
  • Preferohet përvojë pune në kontekstin e Kosovës ose rajonit të Ballkanit Perëndimor.
  • Pavarësisht përvojës, njohja e gjuhës shqipe dhe angleze është e domosdoshme.
  • Aftësi të mira analitike dhe përgatitje të raporteve cilësore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikative dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me palët e interesit.

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të motivimit;
  • Ofertën financiare (neto).

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 18 prill deri më 1 maj, 2025, në orën 17:00. Ju lutemi shkruani "Ekspert lokal për të ofruar mbështetje dhe për të ngritur kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile që kontribojnë në përfshirje sociale dhe luftimin e antigjipsizmit." në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TERMS OF REFERENCE

Local expert to provide support and build the capacities of civil society organizations contributing to social inclusion and the fight against antigypsyism.

Project: SDC

Place: Prishtina

Reports to: Program Manager

Date: May – October 2025

  1. Background Information

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is a non-profit making organization that has been operating for over 20 years in the field of child rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. TdhK areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their family and community members, to empowerment of local, regional and national level governmental institutions and key stakeholders through capacity-building and on-the-job training in order to develop and implement proper child-sensitive structures, policies, standards and procedures.

Tdh Kosovo has three main programs of interventions:

1) Child Protection;

2) Migration and Anti-Trafficking, and;

3) Juvenile Justice.

  1. General information about the project

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosova is implementing the project "Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo" in partnership with the organization Voice of Roma, Ashkali and Egyptian communities (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

The Consortium's overall goal and vision is for - a truly multi-ethnic and multi-cultural society in Kosovo, where Roma, Ashkali and Egyptian people are treated as equals by the state and society, with access to the same opportunities as everyone else, and where Roma, Ashkali and Egyptian people know their rights and their societal responsibilities.

Through a range of advocacy actions, the Consortium has influenced important Government policy frameworks and generated decisions that advanced the social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptian communities. By mobilising stakeholders at local and national level, the Consortium successfully created the necessary synergy to scale-up and advance the policy and institutional mainstreaming of interventions that were already tested and successfully implemented.

One of the core objectives of this project is to empower civil society organizations that contribute to social inclusion and the fight against racial discrimination, by enabling them to strengthen their capacities to provide effective support to marginalized individuals and groups. Community-based organizations working on social inclusion in Kosovo face numerous challenges, including a lack of sufficient financial resources, technical and managerial skills, as well as limited opportunities to develop sustainable strategies for social inclusion. These organizations often require support in capacity building to better manage projects, engage and support individuals from marginalized groups, and establish effective connections with other stakeholders, such as local authorities and international partners. Training and capacity development in these areas are essential to ensure that these organizations can achieve lasting impact and contribute to advancing social inclusion and combatting antigypsyism at both the local and national levels.

Objective of the service:

As part of efforts to promote and support social inclusion and the sustainable development of marginalized groups, Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosovo will engage a local expert to provide support and build the capacities of civil society organizations and those contributing to social inclusion and the fight against antigypsyism. This consultancy will strengthen the ability of these organizations to implement and monitor projects and activities aimed at the social integration of individuals from vulnerable groups. Through this process, the organizations will be able to enhance their impact and contribute to strengthening social inclusion and the development of sustainable and equitable communities.

JOB DESCRIPTION:

I. Essential Functions of the Consultancy

  • The expert will conduct his/her duties in respect to the Tdh charter and the Tdh Child Protection Policy.
  • The expert will undertake and perform obligations in the interest of TdhK in all circumstances.
  • The expert will direct his/her activities and engagements regardless of political, racial or religious convictions.

  1. Responsibilities
  • The expert, in close cooperation with Terre des hommes in Kosovo, has the following responsibilities:
  • Conduct a thorough assessment of the existing capacities of organizations working on social inclusion and combatting antigypsyism.
  • Develop training materials and modules to be used for building the capacities of organization staff.
  • Deliver trainings and workshops aimed at improving the managerial, strategic, and operational skills of organization staff.
  • Provide support to organizations in designing and implementing social inclusion strategies.
  • Support the development of mechanisms for monitoring and evaluating social inclusion activities and recommend possible improvements.
  • Prepare progress reports on capacity-building activities and outcomes, including recommendations for next steps.

  1. Timeline

The task is foreseen to be performed within the period from May – October 2025.

The expert within the engagement period will accomplish all tasks and assignments within 20 days.

The timeline can be subject to change following a mutual agreement between the Expert and Terre des hommes.

Activity

No. of days

Conduct a thorough assessment of the existing capacities of organizations working on social inclusion and combatting antigypsyism.

3 days

Develop training materials and modules to be used for building the capacities of organization staff.

6 days

Deliver trainings and workshops aimed at improving the managerial, strategic, and operational skills of organization staff.

8 days
Provide support to organizations in designing and implementing social inclusion strategies. /Support the development of mechanisms for monitoring and evaluating social inclusion activities and recommend possible improvements. / Prepare progress reports on capacity-building activities and outcomes, including recommendations for next steps.3 days

Total

20 days

Selection Criteria

  • A university degree in a relevant field such as social sciences, education, community development, organizational management, or related disciplines.
  • • A minimum of 5 years of professional experience working with civil society organizations in the areas of social inclusion, organizational development, or capacity building.
  • Knowledge of national and international legal frameworks related to social issues and/or racial discrimination.
  • In-depth understanding of social inclusion issues and the development of civil society organizations.
  • Proven experience in designing and facilitating trainings, workshops, and interactive capacity-building sessions.
  • Previous experience in developing monitoring and evaluation mechanisms.
  • Experience working in the context of Kosovo or the Western Balkans region is preferred.
  • Fluency in both Albanian and English is required, regardless of experience.
  • Strong analytical skills and ability to produce high-quality reports.
  • Excellent communication and interpersonal skills.
  • Ability to work independently and in collaboration with relevant stakeholders.

How to apply?

All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to [email protected]

  • Curriculum Vitae (CV) in English;
  • Letter of Motivation;
  • Financial Offer (NET).

Application for this service will be open from April 18th until May 1st, 2025, at 17:00. Please include “Local expert to provide support and build the capacities of civil society organizations contributing to social inclusion and the fight against antigypsyism.” – including your name and surname” in the subject line.

Please note that applications received after the deadline will not be considered.

Child Safeguarding Policy:

To commit to respect Tdh Risk Management Policies including Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).

Due to the high numbers of applications, Tdh is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.