business

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (1), Analist-e Kreditor-e (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 31-12-2025
  • star Skadon: 06-01-2026
Kategoritë Analist kreditor, Arkatare
Vendi i punës Prizren, Shtime, Graçanicë
Numri i pozitave 3

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave ne vijim:

1) Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Prizren,

2) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Shtime,

3) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Graçanicë, me kohë të caktuar (zëvendësim).

---------------------------------------------------------------------------------------------

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 1)

Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientët,
  • Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë,
  • Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara,
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta,
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara,
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor,
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri të ndonjë programi të kontabilitetit apo programi për futjen e të dhënave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Analist-e Kreditor-e (Pozita 2 & 3)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

--------------------------------------------------------------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 31.12.2025 deri me dt. 06.01.2026. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotesuar aplikacionin në linkun: https://krk-ks.com/vendepune/

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

---------------------------------------------------------------------------------------------------

SRB

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K. mikrofinansijska institucija registrovana u CBK, sa misijom pružanja finansijskih usluga klijentima sa niskim prihodima, sa posebnim fokusom na mikro, mala, poljoprivredna preduzeća i druge aktivnosti u ruralnim i urbanim područjima, sa prioritetnim fokusom na poljoprivredu i posebne pažnje na finansijsku, socijalnu i ambientalnu održivost.

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K. najavljuje:

O G L A S

za sledeća slobodna radna mesta Jedan (1) Kreditni Analitičar za Gračanicu, na određeno vreme (zamena). Kreditni Analitičar

Odgovornosti:

• Promoviše kreditne ponude putem kontakta sa potencijanom strankom/kupcem,

• Analizira kreditnu potražnju, predstavlja ih kreditnom odboru i vrednuje kolaterale,

• Priprema potrebnu dokumentaciju za odobravanje kredita, vrši nadzor nad otplatom kredita i upis istih u odgovarajući program,

• Izveštava centralnoj kancelariji o kreditnoj delatnosti,

• Izvršava ostale administrativne poslove vezane za odobravanje kredita.

Potrebni uslovi:

  • Univerzitetska diploma iz ekonomije ili poljoprivrede, itd.(poželjno),
  • Radno iskustvo u mikro finansijskom ili bankarskom sektoru (poželjno, ali ne i preduslov),
  • Poznavanje kreditiranja i motiviranosti za rad u ruralnim i urbanim sredinama,
  • Radno znanje računara, Microsoft Office paketa.
  • Dobre veštine komunikacije i pregovaranja.
  • Dinamičnost, fleksibilnost, kreativnost i spremnost za timski rad.
  • Stanovnik opštine za koju konkuriše (podstiču se zajednice koje žive u Gračanici da se prijave),
  • Posedovanje vozačke dozvole kategorije B.

Oglas je otvoren od 31.12.2025. do 06.01.2026. Zainteresirani kandidati se mogu prijaviti putem prijave za relevantno radno mesto popunjavanjem odredjenog obrazca koji se nalazi na sledećoj vezici: https://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=1013

Samo odabrani broj kandidata će biti pozvan na intervju.

KRK obezbeđuje profesionalni razvoj i konkurentne kompenzacione pakete u skladu sa odgovornostima i iskustvom. Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K. je posvećeno pružanju jednakih mogućnosti zapošljavanja za sve građane Kosova.