Kompani
United Hospital
Kategoritë
Menaxher/e
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
33101
United Hospital L.L.C-Hap konkurs për vend tëlire pune në pozitën
- Menaxher/e Operacional/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Manaxhimi i aktiviteteve ditore të spitalit, mirembajtja, transporti, ruajtjae objektit.
- Përgjegjës për koordinimin dhe shtrimin, organizimin e Emergjencave per marrjen e pacienteve.
- Përgjegjës për shitjet dhe mbarëvajtjen e procesit të arkëtimeve nga shitja. Në bashkëpunim me financën siguronmenxhimin e sigurtë të mjeteve fiananciare;
- Në bashkëpunim me financën siguron procesimin e hyrjeve dhe shkarkimeve të rregullta sipas rregulloreve të spitalit;
- Zhvillon komunikime të brendshme midis departamenteve të ndryshme dhe individëve të kompanisë duke menaxhuar situatat, adresuar problemet dhe eleminuar pakënaqësitë;
- Ndjek dhe adreson problemet që lindin gjatë veprimtarisë së përditshme dhe implementimit të politikave.
- Është përgjegjës/e për kontrollin e inventarit brenda Spitalit.
- Përgjegjës për funksionimin dhe zhvillimin e sistemit kompjuterik spitalor;
- Përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në depotë e Spitalit;
- Mbikqyrë dhe ndihmon Menaxherin/en e prokurimit në aktivitetet ditoretë tij/saj;
- Mbikqyrë Menaxherin/en e logjistikës në aktivitetet ditoretë tij/saj.
- Mbikqyrë Depoisten/in në aktivitetet ditore të tij/saj.
- Mirëmban dhe kujdeset që shërbimet e nënkontraktuara të kryhen në përputhje me marrëveshjet e nenshkruara;
- Përgjegjës për administrimin e arkivës
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Arsim Universitar të shkallës Master,( në profilet si: Administrim Biznesi, Ekonomik, Menaxhment, Menaxhment Shëndetësor ose në fusha të tjera të ngjashme);
- Eksperiencë pune minimum 3 vjeçare si Menaxher/e Operacional/e apo pozicione të tjera të ngjashme të menaxhimit;
- Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi, planifikimi dhe monitorimi;
- Në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
- E obligueshme të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe aftësi për tu’ shprehur si në të folur ashtu edhe në të shkruar;
- Nivel i lartë i njohjes dhe përdorimit të paketës Microsoft Office;
- Të jetë i/e aftë të raportojnë kohë dhe me eficencë në lidhje me detyra te ngarkuara.
PROCEDURA PËR APLIKIM:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected].
Konkursi është i hapur nga data 22.12.2022 dhe përfundon më datë 06.01.2023. Në fushën e subjektit ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.