business

Zyrtar-e per Departamentin e Financave, Nepunës-e për administratë, Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim

  • star Publikuar: 13-06-2025
  • star Skadon: 19-06-2025
Kategoritë Financa, Administratë, Arkatare
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 3

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:
K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave në vijim:

1) Nje (1) Zyrtar-e per Departamentin e Financave për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohe te caktuar (zevendesim),

2) Një (1) Nepunës-e për administratë për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim)

3) Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim disa degë)

----------------------------------------------------------------------------------

Zyrtar-e per Departamentin e Financave (Pozita 1)

Përgjegjësitë :

  • Pergadite transfere bankare permes e-banking dhe ploteson format fizike te transfereve bankare,
  • Regjistron, transferon dhe barazon mjetet ne sistem,
  • Pregadite urdher-transfere te pagesave te ndryshme sipas nevojave te KRK,
  • Nxjerre, dergon dhe shtype gjendjet e llogarive bankare per deget dhe departamentin e financave,
  • Kryen pune administrative qe nderlidhen me proceset e kredidhenies,
  • Pranimi i paleve dhe thirrjeve telefonike per KRK-ne,
  • Protokolimi dhe sistemimi i dokumenteve te ndryshem administrative,
  • Regjistron te dhenat në programet/software-t adekuate,
  • Furnizimin e zyres me materiale zyrtare dhe kujdeset qe te kete rezerva,
  • Pune të tjera administrative te nderlidhura me departamentin.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi (e preferueshme drejtimi banka, financa dhe kontabilitet),
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri të programeve qe perdoren ne financa dhe kredidhenie për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri shume te mire të punës me kompjuter (Paketa Microsoft Office),
  • Vëmendje ndaj hollesive dhe aftësi te mire për të punuar me numra,
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të punuar nën presion,
  • Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm-e për punë në ekip,
  • Njohuri te gjuhës angleze (e preferueshme).

-----------------------------------------------------------------------------------------

Nepunës-e për administratë (Pozita 2)

Përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
  • Regjistrimi, zëvendësimi dhe shlyerja e kolateraleve në programin adekuat,
  • Sistemon dokumentacion të ndryshëm administrativ,
  • Punë administrative lidhur me procesin e kredidhënies,
  • Punë të ndërlidhura me logjistikë (përcjellë afatin e regjistrimit të veturave, servisimin, evidentimin e listave të kilometrave, monitorimin e shpenzimit të derivateve dhe te ngjajshme)
  • Punë të tjera administrative

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme,
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
  • Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shoferin (kategoria B)

--------------------------------------------------------------------------------------

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 3)

Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientët,
  • Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë,
  • Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara,
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta,
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara,
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor,
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kerkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri të ndonjë programi të kontabilitetit apo programi për futjen e të dhënave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

-------------------------------------------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 13.06.2025 deri me dt. 19.06.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.