business

Asistent/e të shitjes - Albi Mall

  • star Publikuar: 21-03-2023
  • star Skadon: 31-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 29035

LTB JEANS është themeluar në vitin 1948 në Stamboll nga dy vëllezër me pasion të pafund për xhinset. Fiksimi pas detajeve dhe përdorimi i materialeve të cilësisë së lartë kanë ndikuar që sot kjo markë të gjejë shtrirje në mbarë botën. Në vendin tonë, përfaqësues i markës LTB JEANS është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës!

Për dyqanin tonë të ri në Albi Mall ne po kërkojmë:

  • Asistent/e të shitjes (1)

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

  • Kujdesja dhe shërbimi ndaj klientëve
  • Organizimin e furnizimit nga koha e arritjes në dyqan deri tek shitja
  • Angazhimi dhe bashkëpunimi me ekipin gjatë kampanjave dhe aktiviteteve në dyqan
  • Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas udhëzimeve të kompanisë
  • Krijimi i një atmosfere të këndshme të punës në dyqan

Kualifikimet (Edukimi) dhe Aftësitë:

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi
  • Njohuri rreth fushës së modës
  • Pavarësi në punë si dhe prirje për të punuar në mjedis ekipor me pozitivitet

Përvoja e punës:

Përvojë pune në pozicionin e Asistent - it/es të shitjes

Vlerësimi i performancës:

  • Performanca gjatë punës në ekip
  • Performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës
  • Performanca dhe veprimet sipas vlerave të LTB-së
  • Performanca dhe veprimet sipas pikëpamjes së LTB-së lidhur me këtë pozicion

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës
  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit professional

Aplikimi:

Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni (LTB, ALBI MALL, ASISTENT/E I/E SHITJES) deri me datë 31 Mars 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.