business

Shofer (2), Depoist (2)

  • star Publikuar: 02-03-2023
  • star Skadon: 12-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Korabi Puratos
Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 29885

Pozita: Shofer (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të punës:

  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht.
  • Plani i shpërndarjes nëpër pika për secilin shofer caktohet nga menaxhmenti i shitjes.
  • Pas marrjes së planit të shpërndarjes ditore të mallrave nga menaxhmenti, nga depoisti merr urdhrin për transportim.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e produkteve në pikën e caktuar.
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato.
  • Transporton mallrat e korporatës në tërë territorin e Kosovës.
  • Mirëmban dhe ruan produktet nga dëmtimet dhe vjedhjet gjatë kohës sa ato ndodhen në automjetin e tij.
  • Obligohet të respektojë orarin e punës të caktuar paraprakisht nga menaxhmenti.
  • Me raste nëse ndodh që deri në orën 15:30 akoma ka porosi për të realizuar atëherë e ka obligim që t’i kryejë të gjitha porositë sipas udhëzimeve të depoistit.
  • Në fund të orarit së punës dhe në baza ditore e dorëzon pazarin.
  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

Pozita: Depoist (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të punës:

  • Menaxhon me punën në depo në baza ditore.
  • Është përgjegjës për stokun.
  • Bën pranimin e mallit nga fabrikat, përkatësisht organizon ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
  • Mallin e pranuar/shkarkuar e kontrollon për nga sasia, cilësia dhe dëmtimi.
  • Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Raporton në baza të rregullta dhe sipas nevojës tek mbikëqyrësi direkt.
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

Te interesuarit le te te dergojne nje CV me te dhenat dhe me foto te tyre ne emailin i[email protected] ndersa per informata te tjera le te kontaktojne permes numerit te telefonit 049468444.

Konkursi eshte i hapur deri me 12.03.2023.