Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për:
Pozita: Shitës Ambulant për HoReCa Prishtinë
Tereni: Magjistrale Prishtinë - Ferizaj
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bën viztat në teren në bazë të planit të caktuar nga kompania;
- Përgjegjës për marrje të porosive dhe shitje të produkteve;
- Prezaton artikujt e rinjë tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
- Kontribuon në vazhdimësi për zhvillimin e shitjes dhe gamës së produkteve;
- Menaxhon me tregun/pikat shitëse në atë mënyrë që në asnjë moment të mos ketë mungesë të produkteve;
- Menaxhon dhe vlereson sasitë e porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt të pikave shitëse;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
- Të jenë të shkathët, fleksibil, komunikativ dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të shitjes;
- Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
- Të posedojnë patentë shofer të kategorise C1;
- Preferohet 1 vit përvojë pune në shitje.
Të gjithë kandidatët e interesuar, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postes elektronike: [email protected]
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni si dhe Regjioni.
Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.
Konkursi mbetet i hapur deri më 19.05.2023.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com