business

Zyrtar/e i/e Komunikimit

  • star Publikuar: 01-03-2023
  • star Skadon: 13-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Rreth Klubit të Biznesit

Klubi i Biznesit siguron të rris bashkëpunimin e sektorit privat me qëllim të rritjes së aktivitetit ekonomik, bashkëpunimit ndërkombëtar, kontributit dhe avokimit të një ekonomie të mirëfilltë të tregut. Tutje, ky Klub ofron trajnime dhe edukim për përmirësimin e suksesit të biznesit të secilit anëtarë, krijon një atmosferë inkurajimi për anëtarët për të bërë biznes me njëri-tjetrin dhe me vendet e tjera Evropiane, shkëmben informacione, rrjetëzimin dhe takime B2B.

Zyrtar/e i/e Komunikimit

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Bashkëpunimi me menaxhmentin për zhvillimin dhe zbatimin e një strategji efektive të komunikimi bazuar në nevojat e anëtarëve;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i aktiviteteve efektive të komunikimit për anëtarët dhe akterë të jashtëm të interesuar;
  • Përgjegjës për përmbajtje të teksteve, modifikimi dhe përmbajtjet e plota, duke përfshirë publikimet, njoftimet për shtyp, përmbajtjen e rrjeteve sociale, raportet vjetore, fjalimet dhe materiale të tjera marketingu që komunikojnë aktivitetet, produktet dhe/ose shërbimet e organizatës.
  • Promovimi i materialeve të komunikimit dhe marketingut përmes mediave sociale;
  • Përgjegjës për të gjithë materialin e marketingut dhe komunikimit të përputhet me standardet e punës;
  • Konsistencë për sa i përket standardeve të punës, mesazheve dhe emailave dhe shpeshtësisë së postimeve përmes kanaleve digjitale;
  • Përgjegjës për marrëdhënien me median, duke ju përgjigjur pyetjeve, organizimit të intervistave dhe përgjegjës për të vepruar si zëdhënës i Klubit;
  • Mbajtja e shënimeve të mbulimit mediatik dhe renditja e analitikës dhe metrikës;
  • Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënie efektive me gazetarët dhe përpilimi i një baze të dhënash mediatike;
  • Zhvillimi dhe ofrimi i fushatave të ekzekutuara mirë dhe në mënyrë efikase;
  • Aftësi në dizajnimin dhe publikimin e softuerit;
  • Çdo detyrë dhe përgjegjësi që kërkohet nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në komunikim, gazetari ose fushë të ngjashme
  • Minimumi 2 vjet përvojë pune në një rol komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera verbale, të të shkruarit dhe ndërpersonale
  • Menaxhimi i mirë i kohës dhe aftësi organizative
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze
  • Aftësi në Microsoft Office, sistemet e menaxhimit të përmbajtjes dhe platformat e mediave sociale

Data e skadimit: 13 mars 2023

Aplikoni duke dërguar CV-në dhe Cover Letter në [email protected] dhe duke shënuar në subject titullin e saktë të pozitës për të cilën aplikoni.

--}}