business

Visual Merchandiser (1)

  • star Publikuar: 01-02-2023
  • star Skadon: 20-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4597

LTB JEANS është themeluar në vitin 1948 në Stamboll nga dy vëllezër me pasion të pafund për xhinset. Fiksimi pas detajeve dhe përdorimi i materialeve të cilësisë së lartë kanë ndikuar që sot kjo markë të gjejë shtrirje në mbarë botën. Në vendin tonë, përfaqësues i markës LTB JEANS është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës!

Për dyqanin tonë të ri në Prishtina Mall ne po kërkojmë:

Visual Merchandiser (1)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Një anëtar aktiv i ekipit të VM për të zhvilluar dhe menaxhuar në mënyrë të denjë dyqanin në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të LTB-së në Kosovë dhe në Turqi
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë së komercialitetit në departamentin përkatës dhe implementimin sipas standardit të markës
  • Së bashku me menaxherin e dyqanit të hartoj planifikimin (parashikimin) e shitjeve mujore të dyqanit
  • Mbështet operacionet e punës lidhur me aspektin vizual të dyqanit
  • Krijimi i strategjive të ndryshme të shitjes
  • Njohja e produkteve dhe trendeve të modës
  • Analiza e shitjeve
  • Të ketë njohuri si të bëj hulumtim të tregut
  • Planifikimi i zbritjeve sezonale se bashku me menaxhmentin
  • Pozicionimi i produkteve në përputhje me parimet e përcaktuara nga LTB
  • Plotësimi dhe mirëmbajtja e stokut, kujdesi për cilësinë e produktit
  • Përkujdesja e vitrinave dhe manekenëve brenda në dyqan
  • Përkujdesja e grafikës, fotografive dhe sinjalistikës në dyqan

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Përvojë min. 1 vjeçare në fushën e modës dhe në shitjet me pakicë
  • Pasioni për modën dhe njohuri rreth shitjeve me pakicë
  • Përvojë në pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit
  • Njohuri ne fushën e financave
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi
  • Njohja e gjuhes angleze
  • Aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office

Vlerësimi i performancës:

  • Rezultatet e punës dhe performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës
  • Performanca gjatë punës, në ekip dhe individual.
  • Profitabiliteti i dyqanit që e menaxhon
  • Performanca dhe veprimet sipas kritereve dhe vlerave të LTB
  • Sjellja dhe veprimet sipas pikëpamjes së LTB lidhur me pozicionet udhëheqëse të punës
  • “Commercial follow – up”

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës
  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit professional

Aplikimi:

Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni (LTB, PRISHTINA MALL,VISUAL MERCHANDISER) deri me datë 20 Shkurt 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.