Startech është në vitin e 18 të operimit të saj në tregun e Kosovës, misioni dhe vizioni i kompanisë është që të shtrihet me shitje në rajon dhe më gjerë.
Startech kryesisht mbulon fushën e teknologjisë dhe me produktet e saja është lider në ofrimin e paijseve më të sofistikuara të fjalës së fundit.
Nëse jeni të motivuar dhe po kërkoni një vend të sigurt të punës ku mund ti aplikoni njohurit tuaja dhe të zhvilloheni në karierë, atëher jeni në vëndin e duhur, apliko!
Pozita: Agjent/e shitjesh në teren
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja të biznesit përmes shitjes aktive në teren.
- Vizita e klienteve aktual dhe identifikimi i klienteve potencial.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe ndërtimi i një portofoli të fortë klientësh.
- Monitorimi i tregut dhe analiza e konkurrencës për të përmirësuar strategjitë e shitjes.
- Sigurimi i një përvoje të shkëlqyer për klientët duke ofruar zgjidhje të personalizuara.
Kriteret
- Përvojë e mëparshme në shitje, e preferuar në teknologji.
- Aftësi të shquara komunikimi dhe negocimi.
- Energji dhe motivim për të arritur dhe tejkaluar objektivat dhe targetet në shitje.
- Njohuri e mirë e produktit ose sektorit të tregut është një avantazh.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
Paga:
Pagë fikse dhe bonuse në përqindje, Ne ju mbajmë të motivuar që të rritemi së bashku!
Ne ofrojmë një mjedis të punës dinamik dhe një mundësi për të zhvilluar dhe rritur karrierën tuaj në fushën e shitjeve. Nëse jeni një person i përkushtuar, me pasion për shitjet dhe dëshirë për të bërë ndryshime pozitive, ju ftojmë të aplikoni për këtë pozitë.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në e tyre së bashku me një foto në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën e dëshiruar.
Konkursi është i hapur deri më 31 Janar 2024.