business

TERMI I REFERENCËS (TOR) - REALIZIMI I PUNËVE NDËRTIMORE PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT BANESOR

  • star Publikuar: 08-04-2024
  • star Skadon: 29-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 949

TERMI I REFERENCËS (TOR) - REALIZIMI I PUNËVE NDËRTIMORE PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT BANESOR NË FUSHË KOSOVË

Emri i thirrjës

Kompanitë që merrën me ndërtim Vendi:

Data e publikimit

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

Nënshkrimi

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllimpërmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve
të ndryshme etj.

  1. Kontesti i ndërhyrjes:

Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale eshte “Një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kane qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbimesi të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i
ushtrojnë ato të drejta”.

Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë njëvend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtareve të
komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsimdhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës janë më të fuqizuara.

2. Arsyetimi i thirrjës:

Programi i banimit i cili është duke u implementuar nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, ka për synim të punojë në riorganizimin e lagjeve 028 dhe 029,
duke i bashkuar parcelat dhe transformuar ato në lagje urbane me standarde banimi me ndërtimetë ulta, të mesme dhe të larta. Në këto objekte do të mund të sistemohen familjet aktuale dhe do të sigurohen hapësirat e gjelbërta, rekreative, kënde për lojëra të fëmijëve,që të gjitha këto në harmoni me planet urbane e zhvillimore komunale
dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi. Synimi i programit është që në fushën e banimit të mundohet të sjellë koncepte inovatore për strehim të përballueshëm-zgjidhje ndërtimi, hartimin e politikave për banim, pilotimin e transformimit dhe promovimin në nivelin qëndror dhe lokal. Nëpërmjetavokimit, programi i banimit do të mundohet të ndikojë në lehtësimin e procedurave lokale për regjsitrimin e pronaveindividuale dhe formalizimin e vendbanimeve
joformalepërfshirë planifikimin kadastral.

Projekti zbatohet në një partneritet të përbashkët midis Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Kosovë, HEKS / EPER (Ndihma e Kishës Zvicerane) dhe TdH (Fondacioni Terre des hommes).

3. Objektivat specifike:

Vazhdimi i ndërtimit të objektit banesor, përdhesë dhe tre kate me sipërfaqe 660m2 në Fushë Kosovë. Themelet dhe bodrumi i ketij objekti janë të ndërtuara dhe tani do të vazhdohet përdhesa dhe kati. Objekti është i bazuar në projektin ideortë hartuar nga organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”
në bashkëpunim të ngushtë me SKAT (Swiss Resouse Centre and Consultancies for Development). Në këtë objekt banesor, parashihen të akomodohen familjet aktuale dhe jo vetëm, dhe të sigurohen hapësira të gjelbra sipas standardeve të përcaktuara.

4 Burimet/rolet dhe përgjegjësitë kryesore

Ofertuesi duhet të ofrojëcmimet për punët e kërkuara ndërtimore sipas cmimeve aktuale të tregut duke përfshirë edhe pajisjet apo veglat e punës të cilat do të përdoren nga fillimi I ndërtimit të objektit banesor deri në përfundim, si dhe përgaditjen e vend-punishtës sipas rregullave ndërtimore.

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës:

  • Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për ofrimin e të gjitha shërbimeve për punë ndërtimore sipas pozicioneve të paraqitura në specifikacionin ebashkëngjitur Shtojca 1 me këtë dokument;
  • Punëmarrësi duhet të posedojë mjete, stabilimentet dhe pajisjet teknike që janë të domosdoshme për ndërtimin e objektit P+3;
  • Kompania fituese është e obliguar që të bartë përgjegjësitë për të gjitha punët ndërtimore për të cilat ngarkohet sipas fazës;
  • Në kuadër të përgjegjësive të tij, punëmarrësi detyrohet të ndërmarrë masat për siguri dhe shëndet në punë, përfshirë masat për parandalimin e rreziqeve profesionale, sigurimin e informatave, trajnimeve të të punësuarve për punë të sigurtë, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinerive, instrumenteve, pajisjeve dhe veglave të punës, masat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të punës.
  • Për arsye të fuqizimit të pjesëtarve të komuniteteve në fushën e ndërtimit, operatori ekonomik duhet të punësojë dhe të ketë nën mbikqyrje punëtorë nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, të identifikuar dhe rekomanduar nga organizata;

5. Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • Çertifikata e regjistrimit të biznesit e lëshuar nga MTI, ose regjistrimin e biznesit nga vendi i themelimit të ofertuesit (në qoftë se kompania ofertuese lideri është e regjistruar jashtë Kosovës, duhet të ketë të regjistruar përfaqësinë në Kosovë);
  • Numri unik identifikues/informata mbi biznesin të lëshuar nga Agjensioni I Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë;
  • Certifikatën mbi deklaratën e TVSH-së të lëshuar nga Admnistrata Tatimore e Kosovës.
  • Listën e punëtorëve;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (lista e kontratave, etj)
  • Ofertën financiare.

6. Kushtet për aplikim:

Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet bruto.

7. Kushte të përgjithshme:

  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbanë të drejtën e vlersimit të dokumentacionit të dorzuar, duke analizuar edhe ofertat financiare të të gjitha kompanive që marrin pjesë në konkurim, derisa të merret vendimi përfundimtar.
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbështetë vendimin e vetë në ofertën që i posedon përparësitë më të larta ekonomike siç mund të jetë shërbimi cilësor dhe çmimi më i ulët.
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë të gjitha ofertat e pranuara nëse ato nuk i plotësojnë kriteret;
  • Ndërhyrja në këtë proces nuk është e lejuar dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës;
  • Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës.
  • Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në momentin e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të bëhet brenda afatave te caktuara interne pas marrjes së vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të organizatës.


OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë, inkurajon kompanitë të përfaqësuara nga komunietet ashkali, rom, dhe egjiptian, që të aplikojnë në këtë thirrje publike.

8. Mënyra e aplikimit:

Shkarko FORMULARIN E OFERTËS EKONOMIKE KËTU

Dokumentacionet e kërkuara në thirrje si dhe oferta financiare duhet të sjellen fizikisht në zyret e organziatës Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, në rrugën Ali Pashë Tepelena, Aktash, p.n, Prishtinë, 10000, deri me datën 29 Prill në ora 16.00.

Nr. i referencës
Emri i kompanisë
Nr. Fiskal
Adresa
Emri i personit përgjegjës nga kompania
Data e ofertimit
Kontakti (tel)
Emali
Nënshkrimi

v.v