business

Vende të lira pune (107)

  • star Publikuar: 12-12-2022
  • star Skadon: 27-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 107
Vendi i punës Lipjan
Shikime 20080

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Rreth Mabetex Group

Mabetex Group është themeluar në vitin 1991 nga z. Behgjet Pacolli dhe një grup inxhinierësh me përvojë të gjerë në fushën e planifikimit, ndërtimtarisë civile dhe industriale. Grupi me selinë e tij në Lugano është një korporatë globale inxhinierike e klasit botëror dhe një nga liderët botërorë në tregun e ndërtimit, i cili ka filiale në 18 vende dhe me mbi 14 mijë punonjës.

Aktualisht Mabetex Group është kompania amë e disa bizneseve dhe e specializuar në fusha të ndryshme që përfshijnë: ndërtim, sigurime, banka, hotelieri, prodhim industrial, shitje me pakicë, modë dhe prodhimi ushqimit.

Për nevojat e saja për industrinë e prodhimit të ushqimit për farbiken prodhuese për kultivimin e kërpurdhave kultura bujqësore: Eryngii në Fshatin Banullë, Lipjan, ku pjesa më e madhe e vëllimit të prodhuar eksportohet në zonën e BE-së, hap konkurs për plotësimin e 106 pozitave të punës për procesin e prodhimit dhe operacionet tjera ditore të kompanisë me qëllim të arritjes së objektivave të biznesit të përcaktuara nga aksionarët dhe aktet e brendshme, për vendet e punës si në vijim:

  • Mbikqyrës i Fabrikes, një (1) pozitë
  • Mbikqyrës i Prodhimit, një (1) pozitë
  • Mbikqyrës i Sektorit të Korrjes, një (1) pozitë
  • Mbikqyrës i Paketimit, një (1) pozitë
  • Mbikqyres i Laboratorit, një (1) pozitë
  • Teknik të Laboratorit, dy (2) pozita
  • Përgjegjës i Depos dhe Lëndës së Parë, tre (3) pozita
  • Puntorë në Sektorin e Prodhimit, Korrjes dhe Paketimit, nëntëdhjetë (90) pozita
  • Teknik i Elektrikes dhe Mekanikes, një (1) pozitë
  • Roje Fizike ,pesë (5) pozitaMirëmbajtës, një (1) pozitë

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Vendit të Punës për pozitat: Mbikqyrësi Fabrikes; Mbikqyrësi Prodhimit; Mbikqyrësi Sektorit të Korrjes dhe Mbikqyrës i Paketimit

  • Mbikqyrin operacionet e sektorëve në të cilët janë përgjegjes
  • Mbikqyrë punën e të punësuarve në kompani dhe bashkëpunon me palet e treta
  • Nxjerr vendime dhe akte të tjera në përputhje me Statutin e Kompanisë dhe aktet e brendshme
  • Mbikqyrë shpenzimet buxhetor dhe merr masa korrigjuese për arritjen e planit të biznesit dhe objektivave të zingjirit prodhues
  • Bene monitorimin e pajtueshmërisë me kërkesat për standardet e sigurisë, cilësisë, koston dhe performancën.
  • Në përputhje me kërkesat e departamenteve bënë planifikimin e numrit të të punësuarve dhe planifikimin e kostove të stafit dhe shpenzimeve tjera operacionale.
  • Bënë vlerësimin e punës së punonjësve në përputhje me aktet e brendshme
  • Vlerëson rreziqet dhe sigurohet se ato monitorohen dhe minimizohen
  • Vlerëson në baza të rregullta konkurrushmërinë në tregë, mundësitë e zgjerimit dhe trendet e sektorit.
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve dhe përcaktimeve nga Drejtori Ekzekutiv
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv në baza të rregullta.

Përgatitja profesionale & Kushtet e vecanta për pozitat: Mbikqyrësi Fabrikes; Mbikqyrësi Prodhimit; Mbikqyrësi Sektorit të Korrjes dhe Mbikqyrës i Paketimit

  • Përgatitje superior akademike nga fusha e bujqësisë, ekonomisë, administrim biznesit apo te ngjajshme
  • Të paktën 2 vite përvojë pune profesionale në sektorin e prodhimit të kërpurdhave
  • Njohuri të shkelqyra të financave të korporatave dhe menaxhimit të prodhimit dhe njohuri të avancuara të tregut dhe standardeve nga fusha e ushqimit
  • Njohuri në përdorimin e Microsoft Office
  • Njohuri të Gjuhës Angleze konsiderohen përparësi
  • Integritet të lartë profesional dhe etikë
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
  • Aftësi për punë në grup
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Të mos jetë nën hetime

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Vendit të Punës për poziten: Mbikqyres i Laboratorit dhe Teknik të Laboratorit

  • Kryen të gjitha analizat laboratorike sipas procedurave analitike të përshkruar në procedurat e punës.
  • Bënë kontrollën e prodhimit gjatë pranimit, procesimit dhe mbushjes sipas procedurave të punës .
  • Kontrollon mostrat e produkteve të fermentuara gjatë procesit të përgatitjes dhe mbushjes sipas procedurave të punës
  • Nëbazë ditore kontrollohen koncentrimet e reagensave të cilat përdoren për pastrimin e objekteve si dhe kontrollohet higjiena e tyre sipas procedurave të punës.
  • Bënë vlerësimin e punës së punonjësve nën menaxhim në përputhje me aktet e brendshme
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve dhe përcaktimeve nga Drejtori Ekzekutiv
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv në baza të rregullta.

Përgatitja profesionale & Kushtet e vecanta për poziten Mbikqyresi Laboratorit dhe Teknik të Laboratorit

  • Përpoziten Mbikqyrës i laboratorit kërkohet pëgatitje akademike të pakten niveli bachelor nga shkencat natyrore kimi, biologji ose të ngjajshme
  • Për poziten Teknik i Laboratorit kërkohet të pakten shkolla e mesme dhe përvojë punë në fushë të ngjajshme.
  • Të paktën 2 vite përvojë pune profesionale në sektorin e analizave laboratorike
  • Njohuri në përdorimin e Microsoft Office
  • Njohuri të Gjuhës Angleze konsiderohen përparësi
  • Integritet të lartë profesional dhe etikë
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
  • Aftësi për punë në grup
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Të mos jetë nën hetime

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Vendit të Punës për poziten: Përgjegjësi Depos dhe Lëndës së Parë

  • Është përgjegjës për organizimin e depos në përputhje me procedurat dhe politikat e kompanisë
  • Mbanë evidenca të sakta dhe të plota të mallit në kopje fizike dhe elektronike dhe ruan të gjitha të dhënat relevantetë mallit;
  • Bënë pranimin e mallit, kujdeset për mirëmbajtjen dhe bënë shpërndarjen sipas kërkesave;
  • Vlerëson dhe kujdeset për hapësirën e nevojshme për deponim të mallit dhe përgatit planet e deponimit të mallrave në ardhje;
  • Përgatit raporte të rregullta për stoqet e mallrave në depo;
  • Përgatit të gjitha procedurat dhe hapat e nevojshme për asgjësimin e mallrave;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve dhe përcaktimeve nga Drejtori Ekzekutiv
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv në baza të rregullta.

Përgatitja profesionale & Kushtet e vecanta për poziten: Përgjegjësi Depos dhe Lëndës së Parë

  • Për poziten Zyrtar i Depos kërkohet Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike; Përgatitja formale akademike niveli bachelor në Financa, Ekonomi apo të ngjajshme konsiderohet përparësi
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuarme vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Njohuri në përdorimin e Microsoft Office
  • Njohuri të Gjuhës Angleze konsiderohen përparësi
  • Integritet të lartë profesional dhe etikë
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
  • Aftësi për punë në grup
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Të mos jetë nën hetime

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Vendit të Punës për poziten: Puntorë në Sektorin e Prodhimit, Korrjes dhe Paketimit

  • Bashkëpunim i plotë me personelin tjetër të kompanisë, përfshirë në mënyrë të vecantë udhëheqësit e prodhimit, korrjesdhe paketimit
  • Të monitorojë standardet e produktit dhe të zbatojë programet e kontrollit të cilësisë;
  • Përgjegjës për pastrimin, mirëmbajtjen, sistemimin e paisjeve dhe makinerisë në fabrikë;
  • Respektimin e detyrave të punës, diciplinës dhe mbarvajtjes së punës në procesin e prodhimit, korrjes dhe paketimit..
  • Përzgjedhja e veglave, pajisjeve dhe materialeve të duhura të makinerisë;
  • Përgjegjës për largimin në kohë të mbetjeve të prodhimit dhe produkteve të gatshme.
  • Siguron ndjekjen e udhëzimeve për shëndetin dhe sigurinë në punë, përgjegjësi materiale për perdorimin korrekt të paisjeve të punës, kontrollin mbi pajtushmërinë me Sigurinë në punë brenda kufijëve që i delegohen
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve dhe për caktimeve nga Drejtori Ekzekutiv në lidhje me procesin e prodhimit, korrjes dhe paketimit.
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv në baza të rregullta.

Përgatitja profesionale & Kushtet e vecanta për poziten: Puntorë në Sektorine Prodhimit, Korrjes dhe Paketimit

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndrrimet eventuale
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të marrë dhe përcjellë informatatek të tjerët;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Gjendje të shkëlqyeshme fizike
  • Të mos jetë nën hetime

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Vendit të Punës për pozitat: Teknik i Elektrikes dhe Mekanikes, Roje Fizike, dhe Mirëmbajtës

  • Bashkëpunim i plotë me personelin tjetër të kompanisë, përfshirë në mënyrë të vecantë udhëheqësit
  • Të mirëmbajë dhe marrë masa për mjetet e punës dhe makinerinë tjeter,
  • Përgjegjës për sigurinë fizike dhe hapësirave të objektit
  • Përgjegjës për pastrimin e hapësirave të objektit
  • Respektimin e detyravetë punës, diciplinësdhe mbarvajtjes së punës
  • Siguron ndjekjen e udhëzimeve për shëndetin dhe sigurinë në punë, përgjegjësi materiale për perdorimin korrekt të paisjeve të punës, kontrollin mbi pajturshmërinë me Sigurinë në punë brenda kufijëve që i delegohen
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve dhe përcaktimeve nga Drejtori Ekzekutiv në lidhje me procesin e prodhimit, korrjesdhe paketimit.
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv në baza të rregullta.

Përgatitja profesionale & Kushtet e vecanta për pozitat: Tekniki Elektrikes dhe Mekanikes, Roje Fizike dhe Mirëmbajtës

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme; për poziten teknik i elektrikes dhe mekanies, shkolla e mesme profesionale do të konsiderohet përparësi
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndrrimet eventuale
  • Aftësi për të punuarme vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të marrë dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Gjendje të shkëlqyeshme fizike
  • Të mos jetë nën hetime

Procedura e Aplikimit

Nëse e konsideroni veten kandidat të përshtatshëm për pozicionet tonë të lirë, ju lutem dërgoni aplikimin tuaj elektronike, duke përfshirë: CV; leter motivuese; të pakten një leter rekomandimi nga punëdhënësi paraprak; dhe certifikaten që nuk jeni nën hetime, në email adresen [email protected] ose në objektin e Fabrikes në Fshatin Banullë, Komuna e Lipjanit cdo ditë nga ora 8:00 deri 16:00. deri më datë: 27 dhjetor 2022. Ju lutemi shënoni titullin e pozicionit në rreshtin e subjektit.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Vetem kandidatet e përzgjedhur do të ftohenpër procesin e intervistimit, i cili do të mbahetme dt 5 dhe 6 janar 2023.

Kandidatet e përzgjedhur pritet të fillojnëpunen me dt 16 janar 2023.

Shënim: Mabetex Group është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me këtë konkurs. Inkurajohen në vecanti gjinia femërore dhe banorët e Komunës së Lipjanit që të aplikojnë.