business

Asistent/e të shitjes - Ring Mall

  • star Publikuar: 29-03-2023
  • star Skadon: 12-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Koton
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 39107

KOTON është markë turke, lidere në fushën e modës me një rrjet prej rreth 600 dyqanesh në 30 shtete të botës dhe me platformën e shitjeve online. KOTON shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, meshkuj dhe fëmijë, të brendshme për femra dhe meshkuj së fundmi edhe me aksesorë të ndryshëm. Në vendin tonë, përfaqësues i markës KOTON është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë për tu bërë pjesë e një zinxhiri ndërkombëtar të modës dhe zhvillimit të karrierës tuaj në role të ndryshme për brenda kompanisë tonë, të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës.

Për dyqanin tonë në Ring Mall ne po kërkojmë: Asistent/e të shitjes

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

  • Kujdesja dhe shërbimi ndaj klientëve
  • Organizimin e furnizimit nga koha e arritjes në dyqan deri tek shitja
  • Angazhimi dhe bashkëpunimi me ekipin gjatë kampanjave dhe aktiviteteve në dyqan
  • Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas udhëzimeve të kompanisë
  • Krijimi i një atmosfere të këndshme të punës në dyqan

Kualifikimet (Edukimi) dhe Aftësitë:

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi
  • Njohuri rreth fushës së modës
  • Pavarësi në punë si dhe prirje për të punuar në mjedis ekipor me pozitivitet

Përvoja e punës:

Përvojë pune në pozicionin e Asistent -it/es të shitjes

Vlerësimi i performancës:

  • Performanca gjatë punës në ekip
  • Performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës
  • Performanca dhe veprimet sipas vlerave të markës KOTON
  • Performanca dhe veprimet sipas pikëpamjes së KOTON lidhur me këtë pozicion

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës
  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit professional

Aplikimi:

Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni (KOTON, RING MALL, ASISTENT/E I/E SHITJES) deri me datë 20 Prill 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.