Kategoritë
Menaxher/e
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Menaxher për marrëdhenie me Klient
- Analizon tregun në nivel regjional dhe identifikon mundësi për zgjerimin e shitjeve të produkteve të sigurimit në degë.
- Menaxhon dhe mbikëqyr performancën e degës, duke siguruar arritjen e objektivit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit.
- Koordinon dhe standardizon proceset dhe dokumentacionin (polica, kontrata, fatura), duke garantuar përputhshmëri dhe efikasitet operacional.
- Zhvillon strategji për rritjen e portofolit të klientëve dhe përmirësimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues në nivel dege.
- Udhëheq, trajnon dhe mbështet agjentet e degës për përmirësimin e performancës dhe zhvillim profesional.
- Mbikëqyr përgatitjen dhe prezantimin e ofertave për klientë potencialë dhe siguron qasje të unifikuar në negociata.
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me klientë kyç dhe partnerë strategjikë.
- Monitoron dhe menaxhon procesin e debitorëve në dege, duke siguruar arkëtim efikas dhe minimizim të rrezikut financiar.
- Harton raporte periodike për drejtorin e deges perkatese si dhe per menaxherin e produktit ne HQ, mbi performancën, trendet e tregut dhe rekomandimet strategjike.
- Siguron zbatimin e politikave, procedurave dhe standardeve të kompanisë në degen që mbulon.
- Detyra te tjera sipas kerkesave te mbikeqyresit te drejteperdrejte.
Kualifikimet e Nevojshme- Menaxher Marrëdhënie me Klient
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim, Ekonomi, Financë ose fushë të ngjashme.
- Min. 3–5 vjet përvojë në menaxhim dege, marrëdhënie me klientët ose shitje, preferohet në sektorin e sigurimeve.
- Aftësi për menaxhimin e ekipit, zhvillimin e strategjive dhe arritjen e objektivave të shitjeve.
- Njohuri të tregut të sigurimeve dhe procedurave financiare/operacionale.
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe përgatitjeje raportesh.
- Orientim drejt rezultateve, integritet dhe aftësi analitike.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në email: [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!