Kompani
IP - KOS SH.P.K.
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Graçanicë
Shikime
15915
“IP-KOS” sh.p.k. me numër unik identifikues: 810834673 me adresë në: Rr.Pennsylvania Nr. 41 (Marigona Residence), Graçanicë; 10000, Republika e Kosovës, me datë: 03/04/2023 shpall:
K O N K U R S
Titulli i pozitës: Zyrtar i/e financave
Departamenti: Departamenti i Financave
Lokacioni: Lagja Marigona Residence, Graçanicë
Përshkrimi i pozitës:
- Regjistron faturat e blerjes së mallit dhe mjeteve themelore;
- Regjistron shpenzimet tjera të cilat duhet të shpërndahen në periudha kohore dhe bën barazimin e tyre në fund të periudhës;
- Barazimin e deponimit të pazarit ditor me sistem;
- Mban raporte të rregullta me pikat shitëse duke i këshilluar mbi mënyrën e aprovimit dhe dokumentimit të shpenzimeve;
- Dakordimi i Llogarive Financiare (Llogari te arketueshme dhe Llogari te pagueshme);
- Përgatitë listen e furnitoreve per pagese;
- Kontrollimi i faturave të blerjes dhe barazimi i tyre me Librin e Blerjes ATK;
- Kryen punë dhe detyra të fushës përkatëse sipas kërkesës së menaxhmentit;
Kualifikimet Arsimore dhe Profesionale për Zyrtar i/e financiare
- Diplomë universitare në Financa;
- Çertifikim në nivelin e parë në SCAAK jo e domosdoshme;
- Minimum dy vite përvojë pune në financa;
- Njohuri në sisteme financiare dhe Excel;
- Aftësi të mira analitike dhe puna ne grup;
Mënyra e Aplikimit:
- Në e-mail: [email protected];
- Apo duke dërguar të CV;
- Në Facebook “IP Petrol” :
- Apo duke plotësuar linkun online;
- Duke plotësuar formularin për aplikim i cili gjendet në linkun e më poshtë:
https://forms.gle/hAMnjM5UqNhxsM4n6
Konkursi është i hapur deri më dt. 17-04-2023