business

Menaxher/e Regjional për Pejë

  • star Publikuar: 31-10-2025
  • star Skadon: 09-11-2025
Kategoritë Bankë, Menaxher/e
Vendi i punës Pejë
Numri i pozitave 1

Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher/e Regjional për Pejë (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Pejë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheq dhe menaxhon stafin dhe të gjitha proceset në Degë dhe Nëndegë;
  • Përgjegjës/e për rritje dhe profitabilitet të Regjionit, Degëve dhe Nëndegëve përkatëse;
  • Përgjegjës për kontrollimin dhe menaxhimin e kostove/shpenzimeve;
  • Përgjegjës/e për të siguruar që personeli në Degë dhe Nëndegë respektojnë të gjitha politikat dhe procedurat e Bankës;
  • Organizon dhe koordinon proceset e punëve në Degë dhe Nëndegët përkatese;
  • Përgjegjës për realizimin e planit të biznesit për Regjion dhe objetivat e përcaktuara përmes MBO-së;
  • Përgjegjës/e për kualitet të portfolios;
  • Mbikëqyrë afarizmin bankar të Regjionit, përkatesisht pasqyrat financiare(NPL) të Regjionit;
  • Përgjegjës për përcjelljen e vazhdueshme të gjendjes së likuiditetit në Regjionin përkatës;
  • Mirëmban marrëdhënie të mira me klientët e bankës ekzistues dhe ata potencial;
  • Punon nga afër me të gjitha Departamentet në Zyrën Qendrore;
  • Përgjegjës/e për motivimin e personelit;
  • Mban komitete të kredive dhe ka të drejtën e aprovimit/refuzimit të kredive sipas limitit të përcaktuar nga Ekzekutivi dhe konform politikave dhe procedurave rregullative të Menaxhimit të Riskut dhe Rriskut Kreditor;
  • Përgjegjës për formimin dhe monitorimin e komisioneve për numërimin dhe barazimin e kesh-it;
  • Përfaqëson dhe prezanton degën në kuadër të autorizimeve të bazuara në Statutin e Bankës dhe përmbush obligimet e marra nga Menaxhmenti Ekzekutiv;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në fushën relevante;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare ;
  • Së paku tri vite përvoje pune bankare;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;
  • Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 9 Nëntor 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.