Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Bankë, Financa
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar i Raportimit Financiar (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës/e për përpilimin e informatave të ndryshme financiare për Menaxhmentin e Bankës: informata ditore, javore, mujore, tre mujore dhe ato vjetore.
- Përgjegjës/e për përpilimin e raporteve për afarizmin e Bankës;
- Përgjegjës/e për menaxhimin e raporteve financiare për menaxhmentin e Bankës, BQK, FSDK, etj.
- Përpilon informata të ndryshme për menaxhmentin e Bankës si informata ditore; informata javore; informata mujore; informata vjetore;
- Përpilon raporte për afarizmin e Bankës për organet e qeverisjes sipas destinimit të caktuar;
- Raporton në BQK-ë për të gjitha llojet e raporteve qe Banka është e obliguar të raporton, në përputhje me afatet dhe formatet e përcaktuara.
- Siguron që të gjitha kërkesat e reja për raportim apo zhvillimet në kuadër të udhëzimeve të BQK-së të implementohen në mënyre korrekte dhe brenda afateve te caktuara.
- Merr pjese aktive në projektet për zhvillimin dhe përshtatjen e sistemeve raportuese në perputhje me kerkesat e reja të BQK-së dhe FSDK-së, në harmonizim me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.
- Përpilon raporte të ndryshme statistikore për periudha të ndryshme kohore që kërkohen nga palët e treta;
- Rishikon praktikat e raportimit në baza të rregullta konform ndryshimeve rregullatore;
- Përcjellë dhe zbaton dispozitat ligjore sipas Standardeve të Kosovës dhe SNK, SNRF, literaturën tjetër profesionale dhe Rregullat e BQK-së, si dhe përcjellë dhe I përpunon udhëzimet e BQK-së;
- Përpilimi i raportit për SHBK;
Kualifikimet:
- Diploma universitare në Ekonomi, Financa apo fusha të ngjashme;
- Mbi 1vit përvojë pune;
- Preferohen trajnime të fushës se kontabilitetit apo financave;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Njohja e punës me kompjuter;
- Te jetë në gjendje të punojë nën presion.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 15 Nëntor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.