business

Shitës/e


Ruaj
  • star Publikuar: 17-12-2025
  • star Skadon: 17-01-2026
Kompani Elmed
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Fushë Kosovë
Numri i pozitave 1

Që prej themelimit në vitin 1990, ELMED e ka përqendruar veprimtarinë e saj në ofrimin e zgjidhjeve të integruara për printimin, etiketimin dhe kontrollin e produkteve. Funksionimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i ekipit tonë, i cili përbëhet nga mbi 120 profesionistë të trajnuar, bazohet në profesionalizëm dhe entuziazëm në aplikimin e teknologjive më të fundit në fushën e shenjimit industrial.

Ne kemi përfaqësi në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Për shkak të rritjes së vëllimit të biznesit dhe zgjerimit të aktiviteteve tona, po kërkojmë një person të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë të suksesshëm në pozicionin:

Pozita:

Shitës/e – Fokus në Etiketa Vetëngjitëse

Vendndodhja:

Fushë Kosovë

Numri i pozitave: 1

Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:

  • Sigurimi i klientëve të rinj
  • Prezantimi i produkteve
  • Përditësimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave të klientëve
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjes së kompanisë
  • Raportimi i rregullt te menaxhmenti i kompanisë

Kërkesat e Përgjithshme:

  • Arsim i mesëm (niveli IV)
  • Njohuri në përdorimin e MS Office
  • Përvoja në shitje ose punë në terren përbën përparësi
  • Njohuri kompjuterike
  • Njohuri të gjuhës angleze për komunikim të brendshëm
  • Patentë shoferi e kategorisë B e vlefshme

Profili i Kandidatit:

  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndërtim të marrëdhënieve pozitive me klientët
  • Qëndrim pozitiv dhe optimizëm
  • Këmbëngulje dhe përkushtim
  • Iniciativë dhe proaktivitet
  • Aftësi për punë në ekip dhe në mënyrë të pavarur
  • Qasje analitike dhe sistematike në punë

Ne Ofrojmë:

  • Pagë bazë + bonus mujor (%) bazuar në performancën e shitjes
  • Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi
  • Sigurim shëndetësor
  • Ambient pune dinamik
  • Mundësi për avancim dhe zhvillim profesional
  • Punë në një kompani me rritje të vazhdueshme në treg

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë të suksesshëm dhe mjedisit dinamik të punës, mund të aplikoni për këtë pozicion duke dërguar CV-në tuaj në adresën e email-it: [email protected] .

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu