business

Asistente Administrative, Zyrtare për Prokurim

  • star Publikuar: 14-11-2022
  • star Skadon: 21-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Royal Security
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1520

Kompania e Sigurimit Fizik Royal Security, me adresë në Hajvali, Kompleksi “Diamond Residence”, shpallë:

K O N K U R S P U N E

1 - Asistente Administrative

1 - Zyrtare për Prokurim

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara për pozitën Asistente Administrative

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim të përgjithë;
  • Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
  • Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin Juridik;
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në administratë;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
  • Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office

Detyrat dhe përgjegjësitë e kërkuara për pozitën Zyrtare për Prokurim

  • Ndihmon në organizimin dhe zhvillimin në tersi të procedurave të prokurimit;
  • Ofron këshilla, sugjerime profesionale në lidhje me zbatimin e procedurave të prokurimit;
  • Ndihmon përcaktimin e metodave të prokurorimit, për procedurat e tenderit;
  • Përcjelljen e faqes zyrtare te e-prokurimit, të gjitha rregulloret dhe udhëzimet që lëshohen nga ky autoritet;
  • Identifikon shpalljet e projekteve ne baza ditore me interes për kompaninë ne faqen zyrtare e-prokurimi dhe faqe tjera apo gazeta;
  • Përgatit dosjet të tenderit për ofertim tek autoritetet;
  • Përgatit marrëveshjet në mes të palëve që mund të jene të përfshira në dosje të tënderit, apo ofertës;
  • Sigurohet qe dokumentacioni te fajlohet dhe arkivohet ne serverin e kompanisë dhe arkivimin fizik te folderave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë Juriste/Ekonomiste e Diplomuar ( bachelor, master e preferuar);
  • Të ketë minimalisht 3 vite përvoje pune te ngjashme (Prokurim);
  • Të ketë njohuri te mira të ligjeve ne fushën prokurimit publik;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze ne nivel të komunikimit dhe shkrimit;
  • Të ketë aftësi shume të mira komunikuese dhe të menaxhimit të kohës;
  • Të jetë në gjendje të punoj në presion dhe në bashkëpunim me koleget tjerë.

Kandidatet e interesuar mund te aplikojnë duke dërguar CV ose duke shprehur interesimin për pozitën e caktuar në E-mail: [email protected] ose duke na kontaktuar në numrin 045/ 200 000.

Konkursi është i hapur nga 14.11.2022 deri më 21.11.2022.