
KONKURS PËR MENAXHER TË SHPËRNDARJES (SHPEDICIONIT)
📍Lokacioni: Prishtinë
🏢Kompania: Emona sh.p.k
⏰Afati i aplikimit: 31.03.2025
Përshkrimi i pozita:
Ne po kërkojmë një Menaxher të Shpërndarjes (Shpedicionit) të motivuar, që të drejtojë dhe optimizojë proceset tona të shpërndarjes dhe transportit. Ky rol është ideal për ata që kanë aftësi për të menaxhuar procese komplekse dhe që janë të apasionuar pas efikasitetit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Menaxhimi dhe koordinimi i procesit të shpërndarjes dhe transportit të mallrave.
- Optimizimi i rrugëve dhe monitorimi i performancës për të siguruar operacione të shpejta dhe efikase.
- Komunikimi me furnizuesit dhe partnerët për të garantuar një proces të pa ndalur dhe të suksesshëm.
Kualifikimet që kërkojmë:
🎓 Diplomë universitare (preferohet në Logjistikë, Menaxhim ose fusha të ngjashme).
📈 Eksperiencë minimale 3 vjet në menaxhimin e shpërndarjes ose logjistikës.
🗣 Aftësi të shkëlqyera menaxheriale dhe komunikimi, me fokus në punën ekipore.
🖥 Njohuri të sistemeve të menaxhimit të shpërndarjes dhe logjistikës.
Pse të aplikoni për këtë mundësi?
Paga konkurruese dhe mundësi për përfitime të tjera.
Mundësi për zhvillim të karrierës dhe avancim profesional.
Ambient motivues dhe mbështetje për të arritur qëllimet dhe sukseset.
Mundësi për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e një kompanie të njohur në fushën e logjistikës.
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në [email protected] deri më 31.03.2025. Ne mezi po presim të dëgjojmë nga ju!