business

Key Account Manager (m/f)

  • star Publikuar: 22-03-2023
  • star Skadon: 07-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Beta Group
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 26808

Beta Group sh.p.k, ju fton të bashkoheni me ekipin tonë të suksesshëm në pozitën e Menaxherit/ës të Klientëve Kyç.

Key Account Manager (m/f)

Detyra dhe Përgjegjësitë:

  • Shitja, implementimi dhe vlerësimi i biznes planeve të përbashkëta me klientët për të arritur shitjet e planifikuara, dergesave dhe objektivat që lidhen me pjesën e tregut , te cilat duhet të arrihet nga ekipi i tij dhe / ose kompania në tërësi.
  • Iniciativa për të shitur artikuj të rinj për të përmbushur ose tejkaluar objektivat e përcaktuara për prezantimin e këtyre produkteve të reja (shpërndarja).
  • Implementimi i çmimeve të rekomanduara të shitjes me pakicë brenda hapesires së specifikuar nga kompania dhe kanali specifik i shitjes
  • Zhvillimi dhe aplikimi i merchandisingut krijues. Planet që duhet të përmbushen ose tejkalohen në nivelin e kompanisë / klientit.
  • Vlerësimi, monitorimi dhe përmirësimi i prezencës në pika të shitjës.
  • Zhvillimi i marrëdhënieve të mira me vendimmarrësit tek klientët.
  • Menaxhimi me të gjitha detajet që kanë të bëjnë me biznesin e përditshëm (p.sh. analiza e statistikave te shitjes, planifikimi i vëllimit të shitjeve, kthimet, ndryshimet e çmimeve, çështjet administrative, etj.). Vlerëson efektivitetin e metodave, kostove dhe rezultateve të shitjeve.
  • Komunikimi me zinxhirin e furnizimit, kontabilitetit dhe operacionet financiare dhe sektorët e tjerë dhe departamentet brenda kompanisë në lidhje me të gjitha aktivitetet që janë pjesë përbërëse e procesit të shpërndarjes dhe lidhen drejtpërdrejt me funksionimin normal të operacioneve në kanalin KAM: gjendjen e stokut (asortimani i rregullt ose aktivitetet specifike), operarimin e çmimoreve sipas klientëve kryesorë, perpunimin e dokumenteve financiare të mallrave (lëshimi i urdhrave për pergatitjen e kredit notave, zbritjet e pagesave, zbritjet jashte fatures), etj.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në fushën e ekonomise apo të përafërt.
  • Minimum 3 vite përvojë pune në shitje ne industrinë FMCG, në punë të njëjta ose të ngjashme
  • Njohja e gjuhës angleze e detyrueshme.
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike, MS Office
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe nderpersonale;
  • Patent shofer të kategorisë B.

Si të Aplikoni

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të merren në konsideratë për punësim.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected] .

Afati i aplikimit është deri me datën 07 Prill 2023 ora 16:00.