Kompania e Sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a.
shpall
K O N K U R S
për punë
Titulli i pozitës: Specialist/e Statistike
2 pozita
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, me formim në një nga fushat matematikë financiare, statistikë, ekonomi.
- Preferohet të ketë eksperiencë pune si Specialist Statistike;
- Preferohet te ketë njohuri të mira për sistemin e Sigurimeve.
- Te ketë njohuri te avancuar ne paketën Microsoft Office ( posaçërisht Excel)
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese si dhe të ketë aftësi të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur.
- Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1. Dokumentacioni mbi kualifikimet,
2. CV-në së bashku me dëshmitë mbi përvojën e punës,
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.
Konkursi është i hapur deri me datën 28.03.2023.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.