POZITA: Menaxher për Marrëdhënie me Qiramarrësit dhe Raportim
Raporton tek: Drejtor i Marrëdhënieve me Qiramarrës
Departamenti: Marrëdhëniet me qiramarrës
Fushëveprimi:
Menaxher për Marrëdhënie me Qiramarrësit dhe Raportim është përgjegjës për krijimin dhe mirëmbajtjen e një kuadri të strukturuar për komunikimin e brendshëm me qiramarrësit (shitësit), menaxhimin e marrëdhënieve dhe proceseve të auditimit. Kjo pozitë synon të maksimizojë efektivitetin e komunikimit në nivel të lartë, efikasitetin operacional të biznesit dhe auditimet e jashtme, përmes menaxhimit proaktiv të marrëdhënieve me qiramarrësit, me qëllim sigurimin e përputhshmërisë së plotë me strategjinë e biznesit, pozicionimin e brendit, si dhe me të gjitha standardet ligjore, mjedisore dhe rregullatore që lidhen me asetet e qendrës tregtare.
Një komponent kyç i kësaj pozite është përmirësimi i imazhit të brendit dhe rritja e përfitueshmërisë së përgjithshme të asetit, përmes minimizimit të rreziqeve të biznesit dhe arritjes së objektivave të performancës dhe planeve strategjike të biznesit.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Menaxheri i Marrëdhënieve me Qiramarrësit mbështet operacionet e biznesit duke kryer detyra administrative dhe teknike nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Marrëdhënieve me Shitësit (Retail Relations Director).
- Kontribuon në rritjen e vlerës së brendit dhe përfitueshmërisë së asetit përmes minimizimit të rreziqeve të biznesit dhe arritjes së objektivave të performancës dhe planeve operative.
- Mbështet komunikimin strategjik në të gjitha nivelet për të integruar plotësisht strategjinë e Marketingut dhe PR-së së qendrës me qiramarrësit, duke siguruar mirëkuptim dhe përfshirje aktive të tyre.
- Zhvillon marrëdhënie biznesore reciprokisht mbështetëse, mbi bazën e një bashkëpunimi simbiotik, përmes kuptimit të thelluar të modelit të biznesit dhe ofertës së qiramarrësve.
- Merr përgjegjësi për përputhshmërinë ligjore, teknike dhe mjedisore të qiramarrësve, duke mbajtur evidenca të sakta dhe të detajuara përmes krijimit dhe mirëmbajtjes së një baze të dhënash për të gjitha veprimet përkatëse.
- Organizon trajnimin dhe orientimin e anëtarëve të ekipit lidhur me Manualin e Qiramarrësve, operacionet e qendrës, pritshmëritë, kërkesat e përputhshmërisë dhe menaxhimin mjedisor.
- Bashkëpunon ngushtë me Menaxherin/Drejtorin e Operacioneve dhe/ose Menaxherin e Shërbimeve të Ndërtesës për të siguruar përputhshmëri gjatë dhe pas fazës së dorëzimit të njësive tregtare.
- Siguron që qiramarrësit të menaxhojnë bizneset e tyre, kontraktorët dhe nënkontraktorët në përputhje të plotë me kërkesat e qendrës tregtare.
- Kryen vlerësimin fillestar (screening) të projekteve për qiramarrës të rinj ose për rinovimin e kontratave ekzistuese.
- Mbështet procesin e fit-out-eve (përshtatjes së hapësirave) së bashku me qiramarrësit.
- Përgatit dhe përditëson dokumentin e “Evolucionit të Dyqaneve të Hapura”.
- Harton raporte të tjera relevante për Departamentin e Marrëdhënieve me Qiramarrësit.
- Koordinon proceset e dorëzimit, pranimit dhe relokimit të dyqaneve për qiramarrësit e rinj dhe ekzistues, në bashkëpunim me ekipin e brendshëm.
- Në bashkëpunim me ekipin e marrëdhënieve me qiramarrësit, mirëmban garancitë bankare, afatet kohore përkatëse dhe policat e sigurimit.
- Koordinon procesin e prokurimit me kontraktorë të jashtëm në rastet kur punimet janë përgjegjësi e Pronarit (Landlord), në përputhje me kushtet kontraktuale.
Raportimi, fokusi ndaj klientit dhe detyra mbështetëse
- Auditon dhe rishikon përputhshmërinë e qiramarrësve, identifikon performuesit e dobët dhe bashkëpunon me ta për zhvillimin dhe zbatimin e planeve të veprimit SMART për arritjen e përputhshmërisë së plotë.
- Përgatit raporte periodike për Drejtorin e Përgjithshëm, duke përfshirë pozicionin aktual tregtar, suksesin e biznesit, gjendjen e kredive, nivelet e përputhshmërisë dhe planet e veprimit.
- Harton dhe mirëmban raporte lidhur me komponentin e shitjeve në kontratat e qiradhënies.
- Harton dhe mirëmban raporte për sistemin e numërimit të vizitorëve (people counting system).
- Kryen vizita të rregullta te qiramarrësit për të ruajtur marrëdhënie pozitive pune, për të marrë feedback konstruktiv dhe për të ofruar mbështetje dhe asistencë, duke përditësuar shërbimet sipas nevojës.
- Vepron si pikë e parë kontakti për të gjithë qiramarrësit, duke trajtuar çështjet dhe shqetësimet e tyre të përputhshmërisë dhe duke eskaluar rastet kur është e nevojshme.
- Ofron mbështetje biznesore, këshillim, udhëzim dhe orientim për të siguruar performancë të qëndrueshme tregtare dhe një pozicion pozitiv të vazhdueshëm në treg.
- Siguron që çështjet emergjente që ndikojnë qiramarrësit dhe klientët të trajtohen me prioritet të lartë për të minimizuar çdo rrezik për sigurinë.
- Identifikon nevojat për trajnim të qiramarrësve dhe ofron ose koordinon zgjidhje të përshtatshme.
- Ofron këshillim dhe asistencë për kontraktorët e qiramarrësve gjatë vizitave në qendër, duke siguruar që aktivitetet e tyre të zhvillohen në përputhje me lejet e punës të lëshuara.
- Vepron si ndërmjetës mes institucioneve rregullatore dhe qiramarrësve për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.
- Mirëmban një listë të përditësuar të Menaxherëve të Dyqaneve dhe Menaxherëve të Përputhshmërisë në Zyrat Qendrore për përdorim nga ekipi menaxherial i qendrës.
- Zhvillon marrëdhënie të forta profesionale me kontaktet kyçe dhe menaxherët e lartë.
Kriteret:
Të diplomuar në arkitekturë / së paku 3 vite përvojë në menaxhim të projekteve, mbikqyrje ose punë relevante / Njohuri të avancuara të softwarit: AutoCad/ Njohuri të avancuara të gjuhës angleze/ Njohuri të avancuara në komunikim/ / Njohuri të avancuara dhe paketës office në tërës, specifikisht MS Excel / Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara / Aftësi të zhvilluara prezantuese / Mendim i shkëlqyeshëm analitik / Përparësi konsiderohet njohuria në shitje.
CV-të tuaja mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected] deri më 26 janar 2026. Në email ju lutemi të cekni titullin e pozitës: Menaxher për Marrëdhënie me Qiramarrësit dhe Raportim.
Apliko shpejtë përmes sistemit!