business

Arkitekt/e (1), Operator për Sharrë dhe Kantim (2), Monter në Mobileri (2), Punëtor në Prodhim – Fabrika e Mobiljeve (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 18-04-2026
  • star Skadon: 18-05-2026
Kompani Sageb Group
Kategoritë Arkitekt, Monter, Prodhimtari
Vendi i punës Fushë Kosovë
Numri i pozitave 7

FABRIKA E MOBIJEVE SAGEB GROUP, me adresë në Bresje, Fushë Kosovë, shpall konkurs për 7 vende të lira pune:

📌 Pozita: Arkitekt/e (1 Pozitë)
📌 Pozita: Operator për Sharrë dhe Kantim (2 Pozita)
📌 Pozita: Monter në Mobileri (2 Pozita)
📌 Pozita: Punëtor në Prodhim – Fabrika e Mobiljeve (2 Pozita)

Përshkrimi i pozitës Arkitekt/e:
Kompania jonë është në kërkim të një Arkitekti/e për Mobileri, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për projektimin, zhvillimin dhe përgatitjen teknike të produkteve të mobilieve, duke siguruar që çdo projekt të jetë funksional, estetik dhe i gatshëm për prodhim. Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë aftësi të avancuara në përdorimin e programeve profesionale për dizajn dhe përgatitje të prodhimit si IMOS, FITHOLE, Corpus etj.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi i projekteve të mobilieve në aspektin vizual dhe funksional
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik për prodhim (vizatime teknike, prerje, detaje konstruktive)
  • Modelimi dhe optimizimi i produkteve për prodhim në programe si IMOS, FITHOLE, Corpus
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e prodhimit për implementimin korrekt të projekteve
  • Analiza e materialeve dhe përzgjedhja e zgjidhjeve më efikase teknike
  • Ndjekja e projekteve nga faza e konceptit deri në realizim final
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të dizajnit dhe prodhimit

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë në Arkitekturë, Dizajn Industrial apo fushë të ngjashme
  • Përvojë pune në projektim mobilieri (avantazh)
  • Njohuri të avancuara në programe si IMOS, FITHOLE, Corpus (ose programe të ngjashme CAD/CAM)
  • Aftësi të mira në lexim dhe hartim të vizatimeve teknike
  • Njohuri mbi materialet e mobilieve dhe proceset e prodhimit
  • Kreativitet dhe sens i zhvilluar estetik
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe menaxhuar projekte
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve

Përshkrimi i pozitës Operator për Sharrë dhe Kantim:
Operatori për Sharrë dhe Kantim është përgjegjës për përpunimin preciz të materialeve të drurit dhe pllakave (MDF, ivericë, etj.), duke përdorur makineri për prerje dhe kantim. Ky rol kërkon saktësi të lartë, njohuri teknike dhe përkushtim në respektimin e standardeve të prodhimit dhe cilësisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon makineritë për prerje (sharrë horizontale/vertikale) dhe makineritë për kantim të materialeve.
  • Lexon dhe interpreton vizatimet teknike dhe listat e prerjes.
  • Kryen prerje të sakta sipas dimensioneve të kërkuara.
  • Realizon procesin e kantimit duke siguruar përfundim cilësor të elementeve.
  • Kontrollon cilësinë e produkteve gjatë dhe pas procesit të punës.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen bazë të makinerive dhe pastërtinë e vendit të punës.
  • Respekton standardet e sigurisë në punë dhe procedurat e kompanisë.
  • Raporton për çdo defekt apo problem teknik tek përgjegjësi.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë pune në industri të mobilerisë ose në pozita të ngjashme (e preferueshme).
  • Njohuri në përdorimin e makinave për sharrim dhe kantim.
  • Aftësi për të lexuar vizatime teknike dhe plane pune.
  • Saktësi, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
  • Njohuri bazike për materialet e drurit dhe përpunimin e tyre.

Përshkrimi i punës: Monter në Mobileri

Monteri në mobileri është përgjegjës për montimin, instalimin dhe përfundimin e mobilieve të prodhuara, qoftë në fabrikë apo në vendndodhjen e klientit. Kjo përfshin leximin e planeve të montimit, përdorimin e veglave të dorës dhe elektrike, si dhe sigurimin që produktet të jenë të montuara me cilësi dhe saktësi të lartë.

Detyrat kryesore:

  • Montimi i elementeve të mobilieve sipas projekteve dhe specifikimeve teknike
  • Instalimi i kuzhinave, dollapëve, tavolinave dhe produkteve të tjera të mobilimit
  • Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve profesionale për montim
  • Kontrolli i cilësisë dhe funksionalitetit të produkteve pas montimit
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve gjatë procesit të instalimit
  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit dhe dizajnit për realizim korrekt të projekteve
  • Ruajtja e rendit dhe sigurisë në vendin e punës

Kualifikime dhe aftësi të kërkuara:

  • Përvojë pune në montimin e mobilieve (e preferuar)
  • Njohuri bazike në përpunimin e drurit dhe materialeve të ngjashme
  • Aftësi për të lexuar skica dhe plane teknike
  • Aftësi të mira manuale dhe precizitet në punë
  • Gatishmëri për punë fizike dhe punë në terren (kur kërkohet)
  • Aftësi për punë në ekip dhe komunikim korrekt

Kushtet e punës:

  • Ambient pune në fabrikë ose te klienti
  • Orar i plotë pune, ndonjëherë me mundësi pune jashtë orarit
  • Pagesë mujore + pagesë për punë shtesë

Pozita: Punëtor në Prodhim – Fabrika e Mobiljeve

Përshkrimi i punës:

Puntori në prodhim ndihmon në procesin e përpunimit dhe montimit të mobiljeve në fabrikë. Ai/ajo kryen detyra të ndryshme teknike dhe fizike, si prerja e materialeve, grumbullimi i pjesëve, ngjitja, lëmimi dhe përgatitja për montim.

Detyrat kryesore:

  • Ndihmon në prerjen, përpunimin dhe montimin e pjesëve të mobiljeve
  • Përgatit materialin sipas udhëzimeve të prodhimit
  • Ngarkon dhe shkarkon materiale dhe produkte të përfunduara
  • Lëmon, pastron dhe paket mobiljet sipas standardeve
  • Punon me makineri bazike (sharrë, lëmues, matës)
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe orarin e punës
  • Bashkëpunon me ekipin për arritjen e normave të ditës

Kualifikime dhe aftësi të kërkuara:

  • Nuk kërkohet përvojë (trajnim ofrohet në vend)
  • Përvojë e mëparshme në prodhim është avantazh
  • Shkathtësi manuale dhe fizike
  • Gatishmëri për të punuar në grup dhe nën presion
  • Kujdes ndaj detajeve dhe disiplina në punë

Kushtet e punës:

  • Ambient pune në fabrikë të mobiljeve
  • Orar i plotë, ndonjëherë turne
  • Pagesë mujore, ndonjëherë bonuse për norma
  • Mundësi avancimi në pozita teknike ose montuese

MENYRA E APLIKIMIT:
Aplikimet pranohen përmes e-mailit: [email protected] , ose përmes numrit të telefonit: 049 101 808.
Konkursi është i hapur deri me datën: 18.05.2026.
Kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Lokacioni: KETU

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu