Apliko për punë në Gjermani dhe / apo Austri
Fachkraft Kosovo u mundëson punëkerkuesve të identifikohen lehtë dhe shpejtë nga mijëra kompani gjermane dhe austriake dhe të kontaktohen nga ato. Punëdhënësi potencial apo kompania ndërmjetësuese në Gjermani apo Austri do të ketë qasje në profilin tuaj dhe ju kontakton drejtpërdrejtë.
- Shkarkoni formën e CV-së dhe plotësojeni në gjuhë gjermane, mos bëni ndryshime teknike, fushat e panevojshme mos i fshini!
- Plotësoni formularin më poshtë.
- Ngarkoni CV-në e plotësuar në gjuhë gjermane në formatin word. (Duhet të përdorni formën tonë të CV-së, forma tjera nuk pranohen.
- Ngarkoni diploma, dëshmi/kontrata pune.
Aplikimi juaj do të vlerësohet, nëse për profesionin e përzgjedhur keni kualifikimin adekuat. Në profilin tuaj duhet të futen vetëm të dhënat, të cilat edhe mund t’i dëshmoni me dokumente përkatëse. Ju duhet të dërgoni pos CV-së edhe dëshmi mbi shkollimin a studimet, dëshmi të punës dhe dëshmi mbi zotërimin e nivelit përkatës të gjuhës gjermane.
Në rast se aplikimi nuk është i plotë, ju kontaktojmë për mundësitë e plotësimit apo qartësim, nëse është harruar diçka. Nëse aplikimi është i paplotë dhe nuk mund të plotësohet suksesshëm, në mënyrë që të jenë gjasat e mjaftueshme për tu pasur në konsideratë nga punëdhënësit gjermanë apo austriakë, aplikimi do të refuzohet.
Shpallje aktive
Nuk është gjetë asgjë