Asociacioni ‘Loyola-Gymnasium’, udhëheqësit e tij dhe punonjësit, janë të përkushtuar në rëndësinë e komunikimit dhe nxitjen e dialogut në mes të gjitha palëve. Janë të përkushtuar të promovojnë ngritjen intelektuale dhe shoqërore brenda komunitetit shkollor; të sigurojnë ambient të sigurt dhe mbështetës, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të hulumtojnë dhe të kenë besim...
Asociacioni ‘Loyola-Gymnasium’, udhëheqësit e tij dhe punonjësit, janë të përkushtuar në rëndësinë e komunikimit dhe nxitjen e dialogut në mes të gjitha palëve. Janë të përkushtuar të promovojnë ngritjen intelektuale dhe shoqërore brenda komunitetit shkollor; të sigurojnë ambient të sigurt dhe mbështetës, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të hulumtojnë dhe të kenë besim në vlerat e tyre; të mendojnë dhe të flasin për vetveten; t’i njohin dhe t’u përgjigjen paragjykimeve individuale dhe institucionale. Të mos jenë paragjykues,në baza gjinore, vend të origjinës, religjion, etnitet, orientim seksual, status socio-ekonomik, moshë dhe aftësi fizike dhe mentale.
Përmes bashkëveprimit me njohuritë e nxëna (shkollimi themelor),shkathtësive të përvetësuara (kompetencave) dhe vlerave të përjetuara, ne në kampusin Loyola promovojmë një pedagogji moderne, e cila i përshtatet ndryshimeve të shek.XXI. Qëllimi ynë është ndërtimi i vazhdueshëm i një shoqërie të re civile kosovare, me vetëbesim, elasticitet dhe përgjegjësi.