Kompania NTP 'BAJRA' filloi aktivitetin e saj që nga viti 1996 nga Nehat Raifi. NTP 'BAJRA' ka zgjeruar listën e produkteve dhe është distributor i autorizuar për shitjen e produkteve të brendeve të njohura si : STIHL, FISKARS, VICTORINOX, SPERONI, DECA&WELD, BRIGGSSTRATTON, BADILI, INCI, BCS AGRI, BARBIERI. Bajra e konsideron investimin në cilësi dhe në vlera, si një garanci për rritjen...
Kompania NTP 'BAJRA' filloi aktivitetin e saj që nga viti 1996 nga Nehat Raifi. NTP 'BAJRA' ka zgjeruar listën e produkteve dhe është distributor i autorizuar për shitjen e produkteve të brendeve të njohura si : STIHL, FISKARS, VICTORINOX, SPERONI, DECA&WELD, BRIGGSSTRATTON, BADILI, INCI, BCS AGRI, BARBIERI. Bajra e konsideron investimin në cilësi dhe në vlera, si një garanci për rritjen dhe ruajtjen e pozicionit të saj si një konkurrent i rëndësishëm në treg. Qëllimet tona të ardhshme janë të zgjerojmë dhe të përmirësojmë më tej pozicionin me profesionalizmin tonë. Të gjithë prodhuesit e produkteve të importuara ftojnë në mënyrë periodike punonjësit e kompanisë në seminare mbi produktet e tyre të reja dhe veçoritë e marketingut. Bajra udhëheqë një politikë të dyerve të hapura gjatë gjithë kohës, duke inkurajuar rrjedhën e komunikimeve, shkëmbimin e ideve, kreativitetin dhe vetëbesimin në vend të punës.
Ne jemi një kompani e orientuar në vlera. Filozofia jonë e shërbimit të klientit ka për qëllim të ndërtojë një marrëdhënie me klientin të ndërtuar mbi integritetin dhe besimin. Ne u ofrojmë klientëve tanë shërbime cilësore nga një personel i kualifikuar e me ekselencë profesionale. Ne fokusohemi tek individi, kuptojmë nevojat dhe pritshmëritë e klientit dhe shkojmë përtej rrugës për t'i përmbushur ato. Për ta bërë këtë ne përdorim më të mirën e teknologjisë dhe zbatojmë parimet e sigurisë, thjeshtësisë, shpejtësisë për gjithçka që bëjmë. Kështu që klientët tanë mund të marrin atë që kërkojnë.