Firma “Besimi commerce” është themeluar në vitin 1990 nga Hyzer Gashi, Hivzi Gashi, Feim Gashi dhe nga Besim Gashi, afërsia e themeluesve të gjithë vëllezer.
Veprimtaria fillestare ishte tregëtimi i mallrave ushqimore, kësaj në vitin 1991 ju shtua edhe veprimtaria e shërbimëve të transportit të udhëtarëve, në këtë fillim të punëve firma posedonte një market në fshatin e lindjes së pron...
Firma “Besimi commerce” është themeluar në vitin 1990 nga Hyzer Gashi, Hivzi Gashi, Feim Gashi dhe nga Besim Gashi, afërsia e themeluesve të gjithë vëllezer.
Veprimtaria fillestare ishte tregëtimi i mallrave ushqimore, kësaj në vitin 1991 ju shtua edhe veprimtaria e shërbimëve të transportit të udhëtarëve, në këtë fillim të punëve firma posedonte një market në fshatin e lindjes së pronarëve Pjetërshticë e cila gjendet në krahinën e Drenicës, dhe përveq marketit kemi shfrytëzuar një depo në qytetin e Shtimës me qera për ruajtjen e mallrave për shitje me shumicë, dhe një zyre administrative ku fillimisht punonin 5 punëtor themeluesit dhe motra e jonë. Gjatë kohës arritëm të kemi mjaft klient blerës me shumicë nga të gjitha vendet e Kosovës mbi 500 të tillë, dhe kjo na inkurajoi-motivoj që të vazhdojmë në rritjen e games së ofertës sonë për mallra të tjerë. Ne vitin 1997 themeluam edhe depon e materialeve të ndërtimit, si dhe filluam të zgjerojmë shërbimet e transportit të mallrave, pra kemi maunet e para për transport të mallrave. Nga muaji maj i vitit 1998 e deri në qershor të vitit 1999 aktiviteti i firmës është ndërprerë për shkak të luftës në Kosovë. Vlen të theksohet se periudha para luftës ishte mjaft sfiduese për ne, mirpo ne fituam përvojen e të bërit biznes, edhe pse ishim nisur nga zeroja, kështu që vlera e pasurisë së firmës kishte shënuar mbi 150 mije euro vlere.
Tërë pasuria e krijuar e firmës dhe ajo personale e akcionerëve ishte djegur, plaqkitur nga lufta, kjo për ne ishte mjaft e rëndë dhe mjaft vështirë për të filluar prap pas lufte nga zeroja, por tani kishim përvojen e të bërit biznes, dhe në rrethana të reja me qlirimin e Kosovës ne me shpejtësi u organizuam dhe vazhduam veprimtarinë e firmës, duke shtuar në vitin 2001 edhe tregtimin me karburante, dmth u ndërtua pika e parë e karburantit dhe e cila veprimtari tani është duke u rritur dhe zhvilluar, e që tani kemi tri pika karburanti, e që në strukturën e bruto shitjeve të vitit 2017 merr pjesë në nivel të kompanisë me 7%. Vlen të theksohet se të gjitha pikat e karburanteve janë pronsi të tokës së kompanisë dhe janë moderne. Në vitin 2007 shënojme edhe një veprimtari të re, shërbimet hoteliere turistike, ndërtimi i hotelit me kapacitet prej 700 m² duke ofruar shërbime të bujtjes, salla për evenimente dhe restorant. Hoteleria merr pjesë me 1% në tërë strukturën e shitjeve bruto në nivel firme gjithnjë duke krahasuar me vitin 2017. Në Vitin 2009 kemi edhe një veprimtari në shërbime, kontrollimi teknik i automjeteve ku vlera investive ishte 300 mij euro. Deri në këtë kohë kompania arrinë të punësoj rreth 50 punëtor. Ne vitin 2012 kemi përmirsuar hapsirat për punë të depos së materialeve të ndërtimit me blerjen e 4 hektarëve tokë ku janë ndërtuar mbi 3000 m² depo për ruajtje të mallrave dhe zyra për administratë 700 m², vlera investive 3 milion euro. Vlenë të theksohet se kompania në vitin 2012 shënon një rritje të shtijeve bruto rreth 30 milion, si rezultat i rritjes së pjesmarrjes në treg në importimet sidomos të materialeve të ndërtimt si çimento, tulla, hekur etj, si dhe rritjen e flotës së transportit të mallrave me mbi 35 maune për rrugë të gjata të transportit. Tani shërbimet e transportit si ato mbreda dhe jashtë vendit marrin pjesë me 7% në tërsi shitjet bruto të firmës në vitin 2017.
Vlera investive e parkut të automjeteve të kompanisë tani afërsisht mund të jetë në shumë prej 3 milion eurove. Ne vitin 2014 kompania shënon edhe një zgjerim të veprimtarisë së vet në investime në agrokulturë duke themeluar njesinë “Plantacioni”, pasi ishin blerë mbi 80 hektarë tokë bujqësore për kultivimin e pemishtëve dhe perimtarisë-serrave. Janë të mbjellura rreth 30 hektarë pemë si mollë, kumbull etj. Vlera investive së bashku me blerjen e tokës dhe investimet tjera arrinë në mbi 2 mil. në vitin 2017. Tani investimet po vazhdojnë në agrokulturë ku është duke u ngritur Liqeni me sipërfaqe mbi 5 hektarë dhe 370 mij c³ ujë për ujitje dhe për agroturizëm do të shfrytëzohet në të ardhmen. Vlenë të theksohet se tani në platacionet tona mund të shihen edhe panelet diellore e cila veprimtari do jetë e së ardhmes për ne.
Perfundimi i vitit 2017 kompaninë e gjenë me 100 punëtor të punësuar dhe me një pasuri e konstatuar nga auditori i pavarur me rreth 17 milion euro vlere, kjo kishte me qenë edhe vlera reale e kompanisë.