Qëllimi i përgjithshëm i fazës III të EYE është rritja e mundësive të punësimit për të rinjtë në Kosovë. Kjo do të realizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse sociale dhe të qëndrueshme përmes intervenimeve sistematike në dy fusha të ndërlidhura ndërmjet veti: (1) të rinjtë në Kosovë rrisin mundësitë e punësimit të tyre duke avancuar shkathtësitë e kërkuara nga tregu përmes përmirësimit të qasjes...
Qëllimi i përgjithshëm i fazës III të EYE është rritja e mundësive të punësimit për të rinjtë në Kosovë. Kjo do të realizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse sociale dhe të qëndrueshme përmes intervenimeve sistematike në dy fusha të ndërlidhura ndërmjet veti: (1) të rinjtë në Kosovë rrisin mundësitë e punësimit të tyre duke avancuar shkathtësitë e kërkuara nga tregu përmes përmirësimit të qasjes në trajnim dhe me anë të ofruesve të trajnimit që udhëhiqen nga industritë kryesore dhe institucionet joformale të trajnimit, (2) të rinjtë marrin vendime të mirinformuara për karrierë në sajë të sistemit të orientimit për karrierë që është i përcaktuar më shumë kah kërkesa, duke përfituar njëkohësisht nga një sistem më efikas i informacionit të tregut të punës.
EYE aplikon një qasje sistematike për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe qasje fleksibile të menaxhimit. Ne e konsiderojmë sistemin e tregut të punës si një kafshë që duhet të evoluojë shpejt dhe në mënyrë produktive – për t’i mbijetuar ekonomisë së globalizuar, teksa gjejmë mënyra për ta ndihmuar sistemin të krijojë fuqi punëtore që është e rëndësishme, produktive dhe premtuese.
Gjithashtu, strategjinë e mbajmë në ekuilibër me oportunizëm. Përpiqemi ta arrijmë qëllimin tonë afatgjatë të një sistemi dinamik të tregut të punës duke identifikuar vazhdimisht idetë dhe mundësitë e reja që janë premtuese, e më pas mobilizojmë burimet dhe partneritetet tona për t’i realizuar ndryshimet.