Për Austria Praemix SHPK

Austria Praemix, kompania lider në tregun shqiptar dhe atë kosovar të ushqimit dhe përkujdesjes së bagëtive, u themelua në vitin 2008 nga Dr. Hans Spernbauer. Mbështetur në dijen shumëvjeçare mbi industrinë e përpunimit të ushqimeve dhe blegtorinë, në përvojën e tij si dhe padyshim në përfaqësimin e mbi njëzet kompanive më të mira të vendeve gjermanishtfolëse të kësaj industrie, Austria Praemix ka arritur të fitojë dhe t‘u shërbejë besnikërisht mbi 500 fermerëve në Shqipëri e Kosovë.

Misioni i themeluesve dhe i gjithë kompanisë në vetvete, është që ditë pas dite të punojmë me dedikim në zhvillimin dhe transformimin e bujqësisë. Ne jemi të bindur se kjo gjë arrihet përmes këshillimit, dijes dhe produkteve tona, duke nxitur një rritje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme të blegtorisë shqiptare dhe duke investuar në një integrim të sigurt e më të fortë me mbështetjen e partnerëve tanë europianë.

Pas katërmbëdhjetë viteve të suksesshëm në treg, ne e dimë se suksesi në stallë vjen kur produktet inovative dhe cilësore gërshetohen me dijen e njohuritë e shkëlqyera praktike. Për të fituar rezultate maksimale në fermën tuaj, Austria Praemix kujdeset t’ju ofrojë zgjidhje inovative që jo vetëm do t’ju kursejnë kohë dhe energji, por edhe do të optimizojnë rezultatin e përgjithshëm.

Pozitat e biznesit

Publikuar

Agjent Rajonal Shitjeje

  • Publikuar: 08-10-2024
  • Skadon: 25-10-2024